Transmetuar më 26-12-2017, 17:51

Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka publikuar një videoklip me titullin “With You”. Edhe ai shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë, ka impresionuar publikun zviceran.

Videoklipi i Nuelit është pëlqyer mjaft, dhe ka marrë edhe komente pozitive.

Sipas prezantimit që Nueli ka bërë disa talent-show, ai ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, ndërsa tani jeton në Romanshorn.

Shihni performancën e tij përballë jurisë, ku mahniti publikun në sallë.