Transmetuar më 26-12-2017, 20:39

Ajo është një prej këngëtareve më të njohura të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Manjola Nallbanin, që mori pjesë në festivalin e 56 të këngës.

Pak ditë pas përfundimit të evenimentit më të rëndësishëm muzikor në vend, ajo ka shpërthyer në akuza duke deklaruar se fituesi i festivalit ishte përcaktuar 20 ditë përpara.

Në një postim në faqen e sa në Facebook, Manjola sqaron se nuk ka asgjë me këngëtarin fitues, Eugent Bushpepën, të cilin e vlerëson.

“Nuk kam asgjë me fituesin, sepse Eugenti është kengetar shumë i mirë e kënga ishte e bukur, po një gjë nuk kuptova: po kaq këngetarë e kengë shumë të mira ishin dhe te Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht kënga ime “I njejti qiell”, po për asnje nga këto nuk kisha dëgjuar që do ishin fitues që para 20 ditësh si për fituesin aktual, megjithëse kengë fituese apo jo, kuptohet vetëm në momentin kur kengëtari këndon live në skene”, shkruan Manjola Nallbani.

Ajo thotë se këtë shqetësim e ka ndarë me këdo, dhe e konsideron të nxituar vendimin e saj për të marrë pjesë në festival.

“Këtë shqetësim e kam ndarë me këdo qe kam folur e takuar shumë ditë para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as këtë vit, nuk pata asnjë surprizë kur u tha çmimi i parë, siç ndodhte dikur”, vijon reagimi i këngëtare.

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion me këngën “mall”, të këngëtarit Eugent Bushpepa. /k.k/noa.al/