Transmetuar më 26-12-2017, 23:39

Prej pak kohësh kishte mbushur 40 vjeç, dhe anglezi John Gardener, lojtar amator futbolli gjeti vdekjen si pasojë e një ataku në zemër.

Gardener ishte prekur nga një infeksion i rëndë si pasojë e vesit të tij për të ngrënë thonjtë.Një gjest i cili përsëritej aq shpesh sa që burri nuk ndjente asnjë dhimbje.

Por si pasojë e infeksionit prej ngrënies së thonjve ai u prek nga një goditje në zemër e cila i shkaktoi vdekjen pas dy javësh qëndrimi në spital.

Familja e 40 vjeçarit është në gjendje shoku, ndërsa mjekët kujtojnë se si duart e John ishin gjithnjë në gjendje të keqe dhe të dëmtuara.

Në fakt, kjo ngjarje ka ndodhur katër vite më parë, por po ja u risjellim në vëmendje për t’iu informuar mbi atë se çfarë ndodh kur hani thonjtë. /k.k/noa.al/