Transmetuar më 27-12-2017, 07:30

E kush nuk dëshiron të ketë një fytyrë të butë dhe të lëmuar si fëmijët e vegjël. Për të pasur këtë, e madje edhe një lëkurë të shëndetshme po ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë dhe shumë efektive

Ky dhjetor ka qenë shumë i ftohtë dhe lëkura nuk është në gjendjen më të mirë, për këtë arsye ne kemi vendosur t’ju sjellim një maskë shumë të lehtë për t’u bërë në kushte shtëpie dhe pa kosto. Ju nevojitet një banane dhe mjaltë.

Merrni bananen, shtypeni derisa sa të marrë formën e një pureje, shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pika limon. Masën e përgatitur vendoseni në fytyrë për 10 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përfitimet që vijnë nga banania:

-Banania është një depo vitaminash dhe mineralesh që janë të dobishme për lëkurën tuaj.

-Vitamina C, si një komponent aktiv i bananes, ngadalëson procesin e plakjes të lëkurës dhe konsiderohet të jetë një antioksidant natyrore.

-Vitamina B është e nevojshme për qelizat e lëkurës për të ruajtur rininë e tyre.

-Vitamina E parandalon plakjen e lëkurës.

Maska me banane është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Përveç kësaj, ajo është përdorur gjerësisht në kujdesin e flokëve kështu që ju mund të zbuloni maska të ndryshme të flokëve me banane. /b.l/noa.al/