Transmetuar më 27-12-2017, 10:42

Edhe pse shtatzënia është gjëja më e dashur nga gratë, ndonjëherë ajo bëhet e pamundur për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Dhe mbi të gjitha pasi jeni përgatitur dhe e ndjeni veten gati që të krijoni familje pritja duket e gjatë dhe nuk është zgjidhja për ju.

Më poshtë po rendisim 4 faktorë që e bëjnë më të vështirë të ngelurit shtatzënë dhe katër këshilla që jua bëjnë më të lehtë.

1. Konsumoni shumë yndyrna

Ngrënia sidomos e ushqimeve të skuqura ndikon negativisht në fertilitet, që do të thotë se ovulimi nuk ndodh.

2. Po stërviteni më shumë seç duhet

Padyshim stërvitja është pozitive, por nuk duhet ta tejkaloni me masën. Bërja e tepërt mund të ndikojë në balancën tuaj të energjisë dhe të ndikojë negativisht në ciklin tuaj riprodhues.

3. Partneri juaj është shumë i stresuar

Studimet tregojnë se fertiliteti i një njeriu  preket ndjeshëm nga stresorët e jetës, duke përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore.

4. Nuk llogarisni saktë periudhën tuaj për ovulacion

Ndonjëherë është e vështirë për të bërë parashikime të sakta, veçanërisht nëse cikli juaj është i parregullt. Megjithatë, teknologjia mund t’ju ndihmojë.

Katër këshilla për të ngelur shtatzënë më lehtë

1. Bëj kontroll para se të mbeteni shtatzënë.

Para se të filloni të provoni të mbeteni shtatzënë, bëni një vizitë te mjeku. Pyet mjekun për vitaminat për shtatzëna që përmbajnë acid folik. Bëje këtë para se të fillosh të provosh të ngelësh shtatzënë.

2. Njih ciklin tuaj

Gratë duhet që vërtetë të kuptojnë ciklin e tyre dhe se kur më së shumti ka gjasa që ato të mbeten shtatzënë. Koha më e mirë që të mbeteni shtatzënë është koha e ovulimit.

3. Qëndro shtrirë pas marrëdhënieve

Sigurisht që ke dëgjuar për këtë edhe më parë, qëndro shtrirë në shtrat me këmbë përpjetë pas marrëdhënieve seksuale në mënyrë që të rritësh gjasat që të mbetesh shtatzënë.

4. Bëj jetë të shëndetshme

Ushtrimet janë të mira, por kur provon të mbetesh shtatzënë, duhet ndalur paksa. Ushtrimet e tepërta mund t’ju bëjnë të mos ovuloni fare dhe mund të ndalojnë gjëndrën pituare t’ju thotë vezorëve që të ovulojnë. Lëre duhanin që të rrisësh gjasat tua që të mbeteni shtatzënë. Përveç të gjitha efekteve tjera negative që ka duhani, ky ves i keq gjithashtu zvogëlon pjellshmërinë (fertilitetin). Duhani ndikon në nivelet e estrogjenit dhe ovulimin tuaj. /b.l/noa.al/