Transmetuar më 27-12-2017, 14:50

Mospajtimet politike dhe kërcënimet për luftëra, fatkeqësisht nuk janë asgjë e pazakontë. Dikur Lufta e Ftohtë midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik kishte krijuar panik tek njerëzit anembanë botës që i frikësoheshin shpërthimit të një lufte bërthamore, por kjo frikë është edhe sot prezente, për shkak të acarimit të raporteve midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Bruce Beach nga Chicago, gjatë viteve ’70, ishte shpërngulur në Horning Mills në Kanada, për ta ndërtuar një strehën bërthamore, dhe një vend aë askund tjetër në botë nuk ishte ndërtuar më parë.

Ai kishte siguruar 42 autobusë të vjetër të shkollës, dhe pasi hapi një gropë shumë të madhe i renditi një mbi një. Në këtë mënyrë ndërtoi një vend që mund të akomodonte deri në 500 persona. Ai këta autobusë i përforcoi me beton.

Përveç hapësirës për të fjetur, ai kishte menduar edhe për një hapësirë të veçantë që do të shërbente si shkollë për fëmijët, por aty nuk mungonin as kuzhinat industriale, hapësirat për argëtim etj.

Kjo strehë ka ujë të pijshëm si dhe dy gjeneratorë që mund të furnizojnë atë për një muaj më rrymë. Se për çfarë bëhet më saktësisht fjalë shikoni strehimoren e njohur si “Ark Two”.