Transmetuar më 27-12-2017, 16:36

Një gruaje të moshuar ruse i janë gjendur 152 objekte metalike në stomakun e saj.

74-vjeçarja kishte ngrënë objektet metalike, duke përfshirë edhe thonj, me besimin se do t’i përmirësohej nivelin e hekurit në trup.

E njohur vetëm si Nina, gruaja shkoi në spital duke u ankuar për temperaturë të lartë, por stafi mjeksor u trondit kur zbuloi shkakun e sëmundjes së saj në rrezet ‘X’.

Kirurgët gjetën më shumë se 152 objekte brenda stomakut të saj, përshirë thonj të gjtaë, vida, bulona, dorezë dere, metal etj.

Gruaja e moshuar kishte gëlltitur gjithashtu edhe një gjerdan argjendi me shumë vlerë.

Ajo u tha mjekëve se ishte anemike dhe besonte se konsumimi i objekteve metaike do ta ndihmone me nivelin e hekurit të trup.

Stafi mjekësor tha se gruaja filloi të hajë metale 14 vite më parë dhe asnjë njeri nuk ishte në dijeni të këtij fakti.