Transmetuar më 28-12-2017, 17:46

Dy burra të cilët kishin qenë shokë për më shumë se 60 vjet zbuluan se në fakt ishin vallezër. Alan Robinson dhe Walter Macfarlane, nga SHBA, e zbuluan të vërtetën tronditëse pasi bënë një test ADN-je në Ancestry.com, një faqe interneti mbi historinë familjare. 

Ata ishin takuar për herë të parë në klasë të gjashtë në Oahu Hawaii. Siç raporton “DailyMail”, ata kishin lindur dhe ishin rritur të dy në këtë ishull dhe që në vegjëli kishin qenë të pandarë. 

Macflarlane nuk e kishte njohur kurrë të atin, ndërsa Robinon ishte i adoptuar. Përgjatë viteve, Macfarlane ishte përpjekur të gjente përgjigje rreth babait të tij në internet e rrjete sociale, po nuk kishte pasur fat. Derisa iu drejtua faqeve që nëpërmjet ADN-së gjejnë lidhje familjare.

Dy miqtë zbuluan se kishin kromozom X identik, në mesin e shumë përputhjeve të tjera. E pasi biseduan dhe kërkuan më thellë ata arritën në përfundim se kishin lindur nga e njëjta nënë. "Ishte shokuese", u shpreh Macfarlane.

Dy vallezërit të cilët kanë 15 muaj diferencë e ndanë lajmin e gëzuar me familjarët dhe tani po bëjnë plane për të udhëtuar dhe për të shijuar pensionin së bashku.