Transmetuar më 28-12-2017, 18:51

Dy burra janë zënë për 30 minuta me njëri-tjetrin, në një park të braktisur makinash, në Hemel Hempstead, Hertfordshire.

Edhe pse në park kishte dhe shumë persona të tjerë, të cilët kanë tentuat të ndalojnë dy “luftëtarët”, ata nuk kanë pranuar edhe pse ishin të gjakosur.

Mes Davie Joyce dhe Michael Navin, thuhet se ka pasur debat të hershëm. Në fillim grindja ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas ata kanë vendosur të takohen ku dhe kanë zhvilluar duelin për 30 minuta.

“Dy gjyqtarët” tentuar në minutën e 7 që ata t’i jepnin duart njëri-tjetrit dhe ta përfundonin të gjithë sherrin, por ata nuk kanë pranuar. Kanë bërë dhe një tentativë në minutën e 15, por gjithçka ka qenë e kotë. Ata kanë përfunduar pas 30 minutave. /k.k/noa.al/