Transmetuar më 29-12-2017, 17:00

Një grua 38-vjeçare, humbi jetën teksa bënte një ndërhyrje plastike për të rritur përmasat e të pasmeve të saj.

Carolina Andrea Aguirre Castano, nga Medellin në Kolumbi, gjeti vdekjen në mes të kirurgjisë plastike, të cilës po i nënshtrohej në një sallon bukurie dhjetë ditë më parë.

Gruaja i ishte drejtuar një parukerie të thjeshtë, ku kishte vendosur të vinte proteza silikoni në të pasme.

Pacientes iu injektua një substancë e paidentifikuar, duke bërë që gruaja, nënë e dy fëmijëve, të nisë të ndihej keq në mes të procesit.

Ajo gjeti vdekjen rrugës për në spital. Pronari i qendrës estetike u arrestua nga policia, ndërkohë që salloni u mbyll, shkruan noa.al.

“Kemi regjistrimin audio të bisedave të personave që i bënë këtë time shoqeje. Nuk dëshirojmë që të ketë më raste të ngjashme. Duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë”, tha për mediat bashkëshorti i së ndjerës, Alejandro Uribe. /a.y/noa.al