Transmetuar më 29-12-2017, 17:14

Një raport seksual shumë pasionant dhe gruaja i këput me kafshim aksidentalisht një testikul. Kur mjekët e vizituan në spital, e panë burrin në gjendje hemorragjie, duke menduar se bëhej fjalë për një rast të dhunës në familje, por ishte vetë pacienti ai që shpjegoi se bëhej fjalë për një incident.

51-vjeçari Wang dhe 49-vjeçarja Hsieh me banim në qytezën e Taichung, nga Tajvani po bënin seks, kur gruaja u përfshi nga pasioni dhe e kafshoi në testikuj të shoqin.

Ata po bënin seks gjatë ditës së Krishtlindjeve, por situata duket se doli nga kontrolli gjatë lojës erotike.

Burri përfundoi në spital me një testikul në kuti, bashkë me gruan, e cila vazhdonte të përsëriste se gjithçka ndodhi aksidentalisht.

Mjekët e futën pacientin në operacion dhe fatmirësisht mundën që t’ia ngjisin testkulin, por burri po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak se rrezikon infeksionin dhe rrezikon që të mos e rifitojë funksionin e plotë seksual. /a.y/noa.al