Transmetuar më 29-12-2017, 18:00

Partnerja juaj është vërtetë e kënaqur nga raporti juaj intim apo shtiret sikur kënaqet?

Sipas të dhënave të fundit 70-80% e femrave shtiren për orgazmën. Kështu që meshkuj duhet të shqetësoheni, pasi ajo nuk kënaqet ashtu sikur ju lë të kuptoni.

Siç raporton sajti italian ‘Liberoquotidiano’, kur një femër arrin orgazmën vagina e saj është shumë e lubrifikuar dhe kur arrin piku i kënaqësisë seksuale, pulson.

Jo vetëm kaq, por për të arritur orgazmën, një femër kërkon nga 7 deri në 45 minuta dhe zakonisht ka nevojë për stimulim në pjesët intime të trupit.

Kështu që klithmat që lëshon që në fillim, janë shtirje e pastër. Kur arrin kulmi i kënaqësisë seksuale, shpina e femrës harkohet, këmbët kontraktohen dhe sytë mbyllen. Vetëm atëherë, piku i kënaqësisë seksuale është arritur vërtetë. /a.y/noa.al