Transmetuar më 29-12-2017, 19:52

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Landi dhe Miri i West Side Family kanë publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar "Beso".

Kënga është publikuar më 29 dhjetor 2017, në orën 18:00 dhe pjesë e tij është edhe Dr. Flori.

Dy miqtë e ngushtë, kanë zgjedhur në këtë mënyrë të kujtojnë këngëtarin e ndjerë, dhe në të njëjtën kohë të përcjellin edhe një mesazh në këto festa fundviti. (e.c/noa.al)