Transmetuar më 29-12-2017, 23:17

Monika Kryemadhi thotë se nuk ka ambicie për postin e kryeministres. E ftuar në emisionin "Repolitix", kryetarja e LSI-së thotë se të qenurit kryeministre nuk të bën të veçantë, por vetëm të shton servilët.

Pjesë nga intervista:

Ke ambicie për të qenë një ditë kryeministre? Fare, nuk më pëlqen fare.

Pse, është pushtet i madh? Po siç mund të jesh lart, mund të biesh dhe poshtë.

Ta ka lënë Meta? Meta ia la Vasilit, ishte ky që këmbënguli ta merrja unë dhe marrëveshja ishte që ‘Meta mos më ndërhyjë’.

A flisni me Metën? Unë dhe Meta nuk flasim fare për politikë. Ato minuta që kemi mundohemi t’i lëmë për fëmijët. Unë e kam frikë pushtetin, sepse rrethi yt apo interesat e njerëzve përreth mund të të verbojnë.

Gjithmonë, ministrat kanë qenë viktima të këtij tubimi. Të qenit kryeministre nuk mendoj se të bën të veçantë, vetëm të shton disa servilë. (e.c/noa.al)