Transmetuar më 30-12-2017, 09:57

Gjatë këtij viti këngëtarja Arilena Ara ka arritur kulmin e karrierës së saj, kryesisht në sajë të këngës “Nëntori”.

Por këtë të premte e ftuar në “Top show Magazine”, ajo bëri me dije se në janar të vitit që vjen, do të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar, në anglisht.

Po ashtu ajo konfirmoi vendimin se duke filluar që nga viti 2018, ajo nuk do të dalë më në televizor si e ftuar.

“Në pamundësi për të qenë e pranishme, mendoj që po”, tha ajo.

Po ashtu, Arilena bëri me dije se ndonëse studion për Shkenca Politike, nuk është studente shumë e rregullt. /a.y/noa.al