Transmetuar më 30-12-2017, 11:44

Ujëvara e Nigarës ka dhuruar një pamje spektakolare këto ditë të ftohta dhjetori për turistët që kanë zgjedhur ta vizitojnë atë.

Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar vendin kanë bërë që pjesë të saj të ngrinë.

Disa foto të mrekullueshme tregojnë se si Niagara ka nisur të duket sikur ndodhet në Antarktidë.

Rezultari ishte një mrekulli dimërore, ku ngado që hidhje sytë shihje bardhësinë e akujve dhe dëborës.

Moti i acartë që ka përfshirë pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjellë reshje rekord bore ditët e fundit./b.l/noa.al/