Transmetuar më 30-12-2017, 11:57

Gjigandët e mediave sociale Facebook-u dhe Twitter-i mund të përballen me sanksione në Britani, nëse nuk arrijnë të tregojnë gatishmëri në dhënien e detajeve lidhur me fushatat dezinformuese ruse që përdorën platformat e tyre në prag të referendumit për daljen e Britanisë nga blloku Evropian. 

Parlajmërimi vjen nga kryetari i një komisioni hetimor parlamentar britanik. Britania kërcënon me sanksione rrjetet sociale Facebook, TwitterKompanive u është dhënë afat deri më 18 janar për të dorëzuar informacionin.

Komisionet parlamentare nuk kanë fuqi të vendosin sanksione, por zyrtarët britanikë kanë shprehur interes në ndëshkimin e kompanive të mediave sociale për dështim në marrjen e masave për të ndaluar që platformat e tyre të shfrytëzohen nga agjitatorët.

Në shtator në Nju Jork në mbledhjen vjetore të Kombeve të Bashkuara, Kryeministrja britanike Theresa May shprehu irritimin e saj me kompanitë e mediave sociale, duke thënë se ata duhet të lëvizin “më tej dhe më shpejt” në heqjen e përmbajtjeve ekstremiste dhe duhet të synojnë që ta bëjnë këtë brenda dy orësh prej publikimit në platformat e tyre.

Ligjvënësit dhe ministrat britanikë nuk janë të vetmit që po shqyrtojnë mënyrat për të vendosur sanksione ndaj kompanive të mediave sociale. Këtë muaj, autoriteti i konkurrencës në Gjermani akuzoi Facebook-un për shkelje të rregullave evropiane të mbrojtjes së të dhënave, duke bashkuar informacionet e mbledhura përmes WhatsApp-it dhe Instagram-it me llogaritë e përdoruesve në Facebook.