Transmetuar më 30-12-2017, 12:13

Krishtlindja që sapo kaluam, ishte e para si fëmijë i vetëm për Leo Barrett, një vogëlush 6-vjeçar britanik. Vëllai i tij binjak Zack u nda nga jeta në muajin korrik, për shkak të një tumori në kokë.

Në 25 dhjetor, Leo shkoi në varreza bashkë me prindërit dhe në varrin e vogëlushit Zack gjeti një mesazh special nga ana e babagjyshit.

“I dashur Leo, sapo i dorëzova disa dhurata vëllait tënd fantastik dhe tani po vij drejt teje”, nis kështu mesazhi prekës. Nuk është ende e qartë se kush e ka shkruar dhe e ka lënë aty.

Por ajo që është e sigurtë është që për Leo ishte një emocion i fortë, aq sa shpërtheu në lot.

“Këtë vit je në listën e të mirëve, ashtu si vëllai yt Zack. Je sjellë mirë dhe je angazhuar shumë në shkollë. E di sa ke studiuar. Me dashuri, Santa Claus, zonja Claus dhe gjithë drerët”, shkruhej në letrën e babagjyshit.  

Në vitin 2016, vogëlushi Zack u diagnostikua nga një formë e rrallë tumori në tru, shumë agresiv. Prindërit e tij Katie dhe Ryan bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por pa rezultat, shkruan noa.al.

Ishin prindërit e Leos ata që publikuan në Facebook, atë që zbuluan në varrin e vogëlushit, “Ishim te varri i Zack dhe zbuluam se babagjyshi kishte kaluar aty. La një letër për Leon. Të duam, shumë vogëlush”. /a.y/noa.al