Transmetuar më 30-12-2017, 13:25

Një atmosferë e bukur dhe surprizuese është krijuar për fëmijët e policëve të rënë në detyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 

Të paktën 100 motorristë janë veshur me kostuimin e babagjyshit të Vitit të Ri dhe kanë shpërndarë dhurata për këta fëmijë.

Ata i shpërndanë dhuratat për vogëlushët në një atmosferë festive që u krijua në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nisma e veçantë u mor nga rreth 100 motoristë, të cilët, të veshur si babagjysha, surprizuan fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në luftë me krimin dhe u sakrifikuan për më shumë rend dhe siguri. /b.l./noa.al/