Transmetuar më 30-12-2017, 14:16

Shi Lei ka thyer me grushte sipërfaqen e një lumi, në Hebei të Kinës, për të shpëtuar një grua të moshuar, me emrin Zhai.

Sapo e nxorri nga lumi 73-vjeçaren, Lei dhe një kalimtar e ndihmuan atë edhe me rroba.

Incidenti, që e shikoni edhe në videon e mëposhtme, ndodhi teksa temperatura ishte nën pesë gradë Celsius.

“Fillimisht akulli ishte i butë, por sa më thellë ishte më i trashë, dhe nuk kisha fuqi. Ajo ishte shumë e lodhur dhe nuk më ndihmonte”, ka thënë Lei.

Për fat të mirë, gruaja nuk ka probleme shëndetësore, por mbeten ende të paqarta rrethanat se si përfundoi aty. /k.k/noa.al/