Transmetuar më 30-12-2017, 15:44

Nuk do të ketë vetëm fishekzjarre që ndriçojnë qiellin e natës në Vitin e Ri.

Sipas NASA-s , hëna e plotë që do të shfaqet në 1 janar, do të jetë një Super Hënë.

Kjo do të jetë Super Hëna e parë për vitin 2018 dhe do të ndiqet edhe nga një tjetër disa javë më vonë.

Hëna në qiell do të duket më e shndritshme dhe më e madhe. Super Hëna ndodh kur orbita e hënës së plotë është e plot afër me Tokën.

Gjatë kësaj ngjarjeje hëna në përgjithësi bëhet 14% më e madhe dhe 30% më e shëndritshme se një hënë e plotë.

Zakonisht ndodhin çdo 13 muaj, sipas NASA-s. /k.k/noa.al/