Transmetuar më 30-12-2017, 16:16

Atmosfera festive ka përfshirë edhe ish-Kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka postuar në Facebook, për "armikun" e tij politik Edi Ramën.

Dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë përmes një kartoline, e cila për hir të së vërtetës është fotomontazh, ku shihet një pemë hashashi, dhe jo pema e vitit të ri.

“Kartolina e Vitit të Ri e qytetarëve shqiptar për Noriegën! Sb”, shkruan Berisha, i cili me ironi sulmon kryeministrin Edi Rama. (e.c/noa.al)