Transmetuar më 30-12-2017, 16:47

Zbatimi tërësor i Reformës në Drejtësi përbën një nga sfidat kryesore të vitit 2018. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Finalizimi i Reformës në Drejtësi është një nga sfidat kryesore të Shqipërisë për vitin 2018. Rezultatet e para të vettingut, formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e mandej ngritja e Strukturës së Posaçme kundër  Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, e njohur si SPAK, si edhe zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me një mandate 7 vjeçar pritet të tregojnë vullnetin politik për zbatimin e kësaj reforme.

Por pritshmëria më e madhe e publikut duket se është tek nisja e funksionimit të SPAK, strukturës që do të hetojë dhe dërgojë si të pandehur politikanët, zyrtarët  dhe ish-zyratrët e lartë të përfshirë në afera korruptive.

SPAK është një strukturë e veçantë e parashikuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 dhe me një ligj të veçantë. Ajo përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e Posaccme Hetimore e njohur me emrin “Byroja Kombëtare e hetimit”, BKH. Të hetuarit prej kësaj njësie do të gjykohen nga Gjykatat e Posacme.

Sipas ligjit përkatës, SPAK ka nën kompetencë hetimin e 40 veprave penale, nga të cilat 18 në lidhje me korrupsionin. Në filtrat e kësaj strukture do të kalojnë dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjitjshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të KLGJ-së dhe drejtuesve të instituciuoneve qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetiutë ose në ligj. Nga struktura e poacme do të hetohet e gjykohet çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale, raporton Abc NewsNgritja e SPAK kushtëzohet nga formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i Këshillit të Lartë Gjyqësor. AKUZAT PER KORRUPSIONINKorrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publikeKorrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikëKorrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorëUshtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publikePërfitimi i paligjshëm i interesaveShkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikeKorrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikeKorrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikëKorrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorëKorrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesitKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisëKorrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtareKorrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huajKorrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huajaKorrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisëKorrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtareKorrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huajKorrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja.