Transmetuar më 30-12-2017, 17:05

NATO, Aleanca e Atlantikut të Veriut, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria, përcolli në të gjithë gjuhet e vendeve anëtarë urimin për Vitin e Ri 2018.

Në faqen zyrtare të NATO-s në Facebook, është publikuar një video me anë të cilës njerëz nga vendet e ndryshme anëtarë të NATO-s përcjellin urimin e tyre, mes të tjerave edhe në gjuhën shqipe.

"Në këtë periudhë të vitit, mendojmë për të dashurit tanë, kujtojmë momentet e bukura që kemi kaluar dhe mezi presim një të ardhme më të ndritur. E ardhmja ka sfida por bashkimi ynë në NATO është forca :Të gjithë për një e një për të gjithë”. Bashkë ne forcojmë sigurinë tonë, luftojmë terrorizmin, punojmë me partnerët tanë rreth botës. NATO është aleanca e 29 shteteve, të bashkuar në një. Falë kësaj aleance mund të shikojmë të kaluarën me krenari dhe të shkojmë drejt të ardhmes me besim. Ndërsa  mbyllim një vit dhe nisim vitin tjetër, nga të gjithë ne në NATO ju urojmë: Ju urojmë një Vit të Ri të lumtur dhe të qetë! #ËeAreNATO”. thuhet në urimin e NATO-s (e.c/noa.al)