Transmetuar më 30-12-2017, 17:26

Një 21 vjeçare është denoncuar e zhdukur nga babai i saj.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku sipas policisë 43 vjeçari me iniciale S.B., ka bërë denoncimin duke thënë se  vajza e tij M.B 21 vjeç, që prej datës 27 dhjetor ka ikur nga banesa dhe nuk është parë më.

Në dëshminë e tij babai ka thënë se dyshon që vajza të mund të jetë trafikuar, dhe për këtë arsye ka njoftuar efektivët e policisë.

Këta të fundit kanë nisur menjëherë hetimin për rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetases M.B vjeç 21, banues në Patos, pasi babai S.B, vjeç 43, kallëzon se, më datë 27.12.2017, vajza e tij M.B është larguar nga banesa, dhe dyshon se mund të trafikohet jashtë shtetit dhe të shfrytëzohet për prostitucion. Nenet 110/a e 114 të Kodit Penal. (e.c/noa.al)