Transmetuar më 30-12-2017, 19:59

Ashtu si rrallë herë, moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka dhënë një intervistë mjaft interesante, por shumë të sinqertë për emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës.

Magjistari ka treguar se si kanë ardhur këto festa të fundivitit në familjen e saj, tashmë prej 3 personash. “Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, – shprehet moderatorja e famshme.

Ndër të tjera, Rudina është pyetur nga Thumb nëse do të ketë një dasmë nga ajo dhe partneri i saj në 2018-ën.

“Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur nëj dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, – shprehet Rudina, shkruan blitz.al

Ndersa e pyetur sesi i ka propozuar bashkeshorti ajo u shpreh se ishte nje surprize shume e bukur, dhe se cdo dite ai e ben te dashurohet duke i thene fjale te bukura. (e.c/noa.al)