Transmetuar më 30-12-2017, 21:40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me një tjetër denoncim këtë të shtunë. Nisur nga një mesazh i dërguar nga një qytetar, Berisha komenton pezullimin e leje shpërblyese për të burgosurit.

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se drejtori i burgut në Lezhë, është hakmarrë ndaj tre ë burgosurve pasi kanë protestuar.

 “Mirëdita zoti Berisha jam përsëri një i afërm i një të burgosiri dua të ndaj një shqetësim që duhet ta publikoni. Drejtori i burgut Shënkoll po sillet si xhelat komunist me të dënuarit. Ka bllokuar lejet shpërblyese për ata që duan të dalin për herë të parë një e drejtë që ju takon me ligj të burgosurve . Sepse .po nuk votove tek drejtori nuk të jepet leja. Sot bëri tre transferime në shenjë hakmarrje për tre tëburgosur sepse organizuan një greve urie në shenjë proteste për vetëvrasjen e të burgosut 3 javë më parë .” shkruan mes të tjerave qytetari në denoncimin e tij dërguar Berishës (e.c/noa.al)