Transmetuar më 30-12-2017, 22:08

Xhensila Myrtezaj i kthen "reston" bashkëshortit të saj Bes Kallaku.

Ajo ka publikuar këngën e saj më të re kushtuar partnerit të saj.

Besi disa muaj më parë publikoi këngën “Skifterja e zemrës”, të cilën ia kushtoi Xhensilës.

Kënga e publikuar gjatë ditës së sotme mban titullin “Çelësi i zemrës”.

Kënga shoqërohet në klip dhe në të Xhensila shfaqet kudo me Besin.

Muzika e kësaj këngë u punua nga Kledi Bahiti ndërsa për tekstin ka menduar Fifi.

Klipin e Xhensilës e gjeni më poshtë./a.k/noa.al/