Transmetuar më 30-12-2017, 23:11

Skuadra e Juventusit e mbyll me fitore vitin 2017.

Gjatë mbramjes së sotme, në ndeshjen e vlefshme për “Serinë A”, Juventus ka marrë një fitore të çmuar me rezultatin 3-1 përballë Veronës.

Ka qenë Juventus që ka kaluar fillimisht në avantazh me anë të Matuidi në minutën e 6’.

Vendasit e Veronës kanë arritur të barazojnë me anë të Caceres në minutën e 59’.

Disa minuta më vonë Paulo Dybala ka kaluar bardhezinjtë ne avantazh me një gol të shënuar në minutën e 72’.

Ka qenë sërish Dybala ai që ka shënuar edhe një gol sigurie në minutën e 77’ duke firmosur kështu edhe rezultatin përfundimtar.

Pas 19-të javësh kampionat, skuadra e drejtuar nga trajneri Allegri vazhdon të jetë ndjekësi më i afërt për Napolin, i cili kryeson me 48 pikë në vendin e parë, një më shumë se Juventus./a.k/noa.al/