Transmetuar më 30-12-2017, 23:31

Ndër vite jemi mësuar që Ilir Metën, ta shohim në rolin e politikanit serioz, aq më tepër tashmë që është në postin e Presidentit të Republikës.

Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”, Meta duket se e ka zhveshur kostumin serioz për t’ju bashkuar Ermal Mamaqit në një mbrëmje tejet komike.

Pasi moderatori e përshëndeti Metën me një version të personalizuar të këngës “Ngjyra e Kuqe”, ky i fundit ia ka kthyer respektin dhe ka lënë pa fjalë publikun, duke ia marrë një kënge me çifteli, shkruan Xing.al.

Meta nisi të këndonte këngën e Hajredin Pashës, por e ndërpreu, për t’i kushtuar Mamaqit një tjetër këngë.

“Nesër vjeo o Viti i Ri, me hare e dashuri, një urim o për çdo shqiptar, Viti i Ri të jetë sa më i mbarë! Me humor o të na kënaqi, si të shtunën Ermal Mamaqi!”-këndoi Meta, duke surprizuar jo vetëm publikun po edhe moderatorin e emisionit.