Transmetuar më 01-01-2018, 10:35

Viti 2018 tashmë na pret me një grumbull befasish dhe ndryshimesh; sfida shumë interesante me të cilat disa do të përballen mirë, ndërkaq disa të tjerë më keq.

Karakteristikë kryesore e vitit të ri 2018 për shumicën e shenjave është suksesi afarist dhe gjendja e mirë financiare. Sa i përket dashurisë, më me rëndësi është të dish çfarë dëshiron, të mos pranosh më pak, por edhe të jesh i hapur për kompromise.

Disa shenja do të sprovohen me mosmarrëveshje në martesë dhe në lidhje dashurie, ndërkaq në krijim e sipër janë edhe shumë lidhje të reja.

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

DASHI

Puna:Vitin e Ri 2018 do ta filloni në mënyrë dinamike dhe me sukses. Me aksione efikase do të forconi autoritetin tuaj dhe afarizmin stabil. Shmangni rreziqet dhe kushtoni kujdes personave qëllimkëqij, të cilët do të dëshirojnë të përfitojnë nëpërmjet punës suaj. Në fillim të prillit sundimtari juaj Marsi do të bëjë konjuksion me Saturnin në shenjën e Bricjapit dhe në sferën tuaj të punës dhe të karrierës. Do të filloni një projekt të madh dhe afatgjatë, i cili do t’ju sjellë ngritje në karrierë dhe përfitime. Nga mesi i vitit, në qershor, nuk do të jeni mjaft të organizuar dhe kjo gjë do t’ju ngadalësojë. Marsi do të jetë retrograd nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve dhe kjo do të ndikojë në mënyrë të pavolitshme në ndërmarrjet grupore dhe në bashkëpunimin me institucionet shoqërore. Kontaktet tuaja afariste do të jenë të vështirësuara. Shtatori do t’ju sjellë tensione të ndryshme në punë, posaçërisht në marrëdhëniet me kolegët. Tetori dhe pjesa e parë e nëntorit do t’ju sjellin vështirësi në negociata me partnerët afaristë. Nga pjesa e dytë e nëntorit deri në fund të vitit do të kapërceni numrin më të madh të pengesave dhe do të mund të pushoni pak dhe të merreni të shumtën e kohës me aktivitete rutinë në punë. Në janar sunduesi juaj Marsi do të bëjë konjuksion me Jupiterin në sferën tuaj të qarkullimit të pagesave, por edhe me Venerën e cila sundon sferën tuaj të parave. Kjo do t’ju sjellë të ardhura stabile dhe shanse të mëdha për fitime afatgjata. Pjesa e dytë e majit do t’ju sjellë krizë financiare për shkak të opozitës së Venerës me Saturnin dhe hyrjes së Uranit në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të parave. Përmirësim do të keni gjatë korrikut, ndërsa gjatë tetorit do të arrini të realizoni të ardhura stabile. Venera do të jetë retrograde gjatë tetorit edhe në pjesën e parë të nëntorit, gjë që do të përkufizojë rrjedhjen e mjeteve në llogarinë tuaj. Në dhjetor do të arrini t’i kompensoni. Deshtë e papunësuar do të keni mundësi të volitshme që të punësohen në mars, prill apo tetor. Vështirësitë lidhur me këtë çështje do të kenë nga qershori deri në fillim të shtatorit.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Pjesa e parë e 2018-s kryesisht do t’ju jetë stabile në sferën e dashurisë. Do të gjeni kohë të mjaftueshme për aktivitete të përbashkëta me partnerin. Do t’ju realizohen dëshirat e përbashkëta në shkurt kur Venera, e cila sundon sferën tuaj të dashurisë dhe të martesës, të bëjë trigon me Jupiterin. Prilli do t’ju sjellë harmoni dhe lumturi në lidhjen tuaj dhe do të zgjojë afshin i cili është heshtur që më herët. Gjatë qershorit Venera do të bëjë opozitë me Marsin, gjë që do të shkaktojë tensione të mëdha, ftohje dhe largim në marrëdhëniet ndërmjet jush dhe personit të dashur. Do të jetë e domosdoshme të kërkoni zgjidhje të pranueshme të përbashkët për t’u pajtuar. Trigoni i Venerës me Neptunin në tetor do të ngrohë marrëdhëniet tuaja dhe do të vendosë harmoninë, e cila do të zgjasë gjatë muajve të ardhshëm.

Nëse jeni të lirë: Fillimi i vitit do t’ju sjellë edhe fillimin e lidhjes së re emocionale, e cila mund të jetë në shtigje të gjata, mirëpo gjatë rrugës do t’ju pengojnë disa sekrete. Hyrja në lidhje sekrete mund të çojë në ndarje. Nëse deri në fillim të majit i kapërceni intrigat me të cilat do të ballafaqoheni, do të arrini të ruani lidhjen me personin i cili po ju pëlqen. Në korrik dallimet e mëdha rreth nevojave dhe dëshirave në lidhjen tuaj mund të çojnë deri në ndarje. Shanset për fillim të lidhjes së re do t’ju ofrohen në nëntor me personin i cili ka natyrë të ndjeshme. Deshtë e vjetër do të jenë të qëndrueshëm në pushtimin e simpative të veta. Pranvera është stina juaj më e mirë për dashuri. Do të jeni në situata që të filloni lidhjen me personin të cilin e njihni nga puna, mirëpo mos e ngatërroni dashurinë dhe punën, sepse do të krijoni komplikime, transmeton Telegrafi.

Shëndeti:Horoskopi vjetor për Dashin 2018 tregon që gjërat duken shkëlqyeshëm sa i përket shëndetit. Shfrytëzojeni këtë gjendje që edhe më shumë të stërvitni, trupin, zemrën dhe mendjen tuaj. Ushqehuni shëndetshëm, stërvitni dhe siguroni organizmit tuaj gjumë të mjaftueshëm. Ky është viti kur mund të arrini sukses në sportin e ri në të cilin kohëve të fundit keni menduar, ose të ndani pak kohë për veten dhe të nxirrni jashtë energjinë negative në palestër. Gjeni mënyrën që ta kanalizoni atë energji, kujdesuni për trupin tuaj dhe 2018-a do të jetë si vit i mirë për shëndetin tuaj.

DEMI

Puna:Në fillim të vitit 2018 do të ballafaqoheni me vështirësi kalimtare në marrëdhëniet me partnerët afaristë lidhur me projektet e mëdha dhe afatgjata të përbashkëta. Do të keni nevojë për përpjekje edhe më të mëdha dhe durim që t’i harmonizoni disa çështje. Do të arrini të përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët në tremujorin e parë të vitit, kështu që në fillim të pranverës do të keni sukses dhe përparim. Shmangni punët e dyshimta dhe shfrytëzoni mundësinë e cila do t’ju ofrojë që t’i nxirrni në pah cilësitë punuese. Në tremujorin e dytë të vitit do të duhej të përshtateshit me rrethanat të cilat do të jenë të rënduara edhe për punën tuaj në tërësi, si edhe për realizimin e fitimit të pritur. Më 15 maj Urani hyn në shenjën tuaj dhe ju sjell mundësi ndryshimi të punëve ose fillimin e biznesit vetjak. Njëkohësisht do të ballafaqoheni edhe me situatën jostabile në sferën e përgjithshme ekonomike, e cila nga ju do të kërkojë mjaft improvizime dhe përshtatje që të mos ju ndodhin humbje. Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të punës në korrik, gjë që do të vështirësojë edhe më shumë zhvillimin e projekteve të planifikuara. Në tremujorin e tretë do t’i përmirësoni marrëdhëniet afariste. Nga nëntori punët tuaja do të kenë rrjedhë më të mirë. Do të filloni t’i kompensoni ngecjet dhe do të realizoni suksese dhe fitime. Në sferën financiare do të duhej që çdo gjë me kujdes të planifikoni. Mbështetuni në fitimin nga projektet e mëdha. Në pjesën e dytë të marsit do t’ju ofrohen mundësi të papritura për një fitim të madh. Në prill Merkuri, i cili sundon sferën tuaj të parave, do të jetë retrograd, gjë që do t’ju orientojë drejt zgjidhjes së transaksioneve të mbetura, borxheve dhe kërkesave. Situatë e ngjashme ju pret edhe gjatë gushtit dhe nëntorit kur Merkuri këtë vit do të jetë në ecje retrograde. Shtatori do të jetë muaj i përshtatshëm për investime dhe fitime në rrethana fatlume. Një rrezikim i vogël do t’ju shpaguhet. Demat e papunësuar do të kenë mundësi të volitshme për të filluar punë të re në mars, maj, shtator dhe dhjetor. Shkurti dhe gushti nuk janë në favorin e tyre, kur është fjala për punë të re.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit ju sjell harmoni në sferën emocionale, sepse Venera, sunduesi juaj, do të jetë në harmoni me Marsin, pushtues i sferës suaj të dashurisë dhe martesës. Fillimin e pranverës mund ta shfrytëzoni për udhëtime të përbashkëta dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Deri në mesin e majit partnerit tuaj do t’i ofroni mbështetje në çdo gjë, do të jeni të zjarrtë por edhe të butë. Partneri juaj do të kënaqet në praninë tuaj. Nga fundi qershorit deri në fund të gushtit do të keni nevojë që t’i përkushtoheni zgjidhjes së një gjëje që një kohë të gjatë po ju shkakton trazira në lidhjen tuaj. Është e nevojshme që të bëni diçka të re që marrëdhënien tuaj me partnerin ta freskoni apo është e domosdoshme që të liroheni nga ajo që ju krijon pengesa. Këtë do ta arrini deri në mesin e nëntorit dhe që të dy do të jeni të kënaqur.

Nëse jeni të lirë: Do t’ju joshë personi i cili do të ndikojë shumë në mënyrë joshëse, karizmatike dhe do të pushtojë zemrën tuaj. Do të keni aventurë të bujshme, mirëpo nuk do të zgjasë shumë, gjithsej dy deri në tre muaj. Në pjesën e dytë të vitit një miqësi mund të shkojë një hap tutje dhe të shndërrohet në lidhje emocionale. Njëkohësisht do të shfaqet edhe dashuria e vjetër dhe do ta keni të vështirë të vendosni nëse ta ripërtërini lidhjen e vjetër apo nga miqësia të filloni marrëdhënien e re emocionale. Në nëntor një person tjetër do t’ju pëlqejë dhe do të filloni lidhjen. Demat e vjetër do të kërkojnë personin e veçantë, i cili, sipas disa karaktereve, dukshëm do të dallojë dhe do të ndikojë në marrëdhënien ndaj ish-dashurive të tyre. Do të keni nevojë për mjaft angazhime dhe ide në mënyrë që atë person të arrini ta bëni për vete kur ta njihni.

Shëndeti:Për Demin rrallë që ekzistojnë sfidat me të cilat nuk mund të përballet. Demat janë të njohur për atë që janë kokëfortë, ata kurrë nuk heqin dorë. Prandaj, shfrytëzoni atë karakteristikë tuajën sivjet, nëse do të detyroheni të luftoni për shëndetin tuaj. Qasuni detyrës logjikisht. Çka është ajo që nuk arrihet? Çka jo? Bëni më shumë nga ajo që jep rezultate pozitive dhe eliminoni gjithë atë që nuk jep. Horoskopi vjetër për Demin 2018 tregon që ka mundësi që të hiqni dorë nga disa kënaqësi, për të cilat nuk jeni plotësisht të gatshëm, mirëpo kur është fjala për shëndetin, është koha e fundit që të hiqni dorë nga shprehitë e pashëndetshme. Mos lejoni që qëndrimi kokëfortë të punojë kundër jush.

BINJAKËT

Puna:Në fillim të vitit do të keni ide kreative se si të përmirësoni punën tuaj, posaçërisht nëse keni biznes vetjak dhe si të shtoni fitimin tuaj. Kushtoni kujdes marrëdhënieve me partnerët afaristë, sepse do të mund të keni paqartësi të cilat mund t’ju ngadalësojnë, ose dikush mund të përpiqet edhe që t’ju fusë në punë të dyshimta në tremujorin e parë të vitit. Mesi i marsit ju sjell mundësi për avancim dhe përparim, si edhe për përfundimin e projekteve dhe detyrave të mbetura dhe fillim të të rejave. Në tremujorin e dytë të vitit do të keni mjaft suksese në negociata sekrete, punë të cilat kanë të bëjnë me administratën dhe në përgjithësi aty ku aftësitë tuaja intelektuale mund të dalin në pah. Mesi i vitit ju sjell sukses në sferën e komunikimit, derisa, nga ana tjetër, do të ballafaqoheni me vështirësi në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, ku do të duhet të bëheni më i përshtatshëm. Nëgusht do të ketë nevojë që të organizoheni më mirë, sepse sunduesi juaj Merkuri do të jetë retrograd, andaj do të ndodhin mosmarrëveshje dhe pengesa, posaçërisht në sferën e komunikimit. Në tremujorin e tretë do t’ju nevojitet më shumë kohë për përmirësimin e marrëdhënieve afariste. Në fillim të vitit Jupiteri, i cili sundon sferën tuaj të punës dhe karrierës, do të jetë në harmoni me Plutonin, i cili gjendet në sferën tuaj të qarkullimit të pagesave. Do të keni rastin që të realizoni qarkullim më të madh të parave se zakonisht, dhe që vitin afarist ta filloni me mjete të shtuara në llogari bankare. Në prill dhe maj do të keni mundësi që të realizoni rrjedhje të vazhdueshme dhe stabile, të cilat do t’ju sjellin mundësi që të fitoni më shumë seç keni pritur dhe që fitimin do ta investoni në zgjerimin e ofertës afariste. Nga shtatori do të keni sërish mundësi që të bëni veprime të shkathëta në sferën e parave dhe do të realizoni fitime. Ajo që është më e rëndësishmja në gjithë këtë është që të mos hyni në rrezik të madh. Në tremujorin e tretë do të realizoni të ardhura mesatarisht të pritura dhe të planifikuara. Binjakët e papunësuar do të arrijnë të gjejnë punë të re, si edhe do të gjenden mirë në punë të përkohshme, falë shkathtësive të tyre të komunikimit.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Ndodhitë romantike dhe harmonike në marrëdhëniet me parterin ju presin në fillim të vitit, posaçërisht në shkurt, falë harmonisë së Venerës me Jupiterin, i cili sundon sferën tuaj të dashurisë dhe të martesës. Gjatë prillit shmanguni aferave. Venera do të jetë në opozitë me Jupiterin, gjë që mund të shkaktojë mospajtime serioze me personin e dashur. Në qershor dhe korrik do të vendosni harmoninë në lidhje, në të cilën më së shumti do t’ju ndihmojë udhëtimi i përbashkët ku do të keni kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Më 8 nëntor Jupiteri do t’ju sjellë rrethana të lumtura, realizim të qëllimeve të përbashkëta dhe afërsi më të madhe me partnerin.

Nëse jeni të lirë: Do të ndieni nevojën për më shumë liri, andaj do të keni rastin të keni më shumë aventura, ndërkaq për lidhje të gjatë dhe serioze emocionale do të duhet më shumë të angazhoheni. Do t’ju tërheqin personat me të cilët do të mund të takoheni dhe të argëtoheni herë pas here, të cilët janë të hareshëm dhe të këndshëm dhe kanë prirje për humor. Më 15 maj Urani hynë në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të sekreteve, andaj do të keni më shumë prirje për lidhje sekrete. Në korrik do të dashuroheni dhe do të dëshironi lidhje serioze. Me vështirësi dashurore do të përballeni në periudhën vjeshtore. Binjakët e vjetër do të jenë të zjarrtë më shumë se zakonisht, gjë që do t’u ofrohen mundësitë që përfundimisht të qetësohen. Me një person do të filloni lidhjen mirëpo ajo lidhje nuk do të zgjasë për shkak të paqëndrueshmërisë së saj. Shanse më të mira ju presin nga fundi i vitit, në nëntor.

Shëndeti:Horoskopi vjetor për Binjakët 2018 tregon që do të ketë disa ngritje dhe rënie të shëndetit, pra është mirë që ta keni këtë parasysh. Mos i zvarrisni gjërat themelore deri në momentin e fundit siç është vizita te mjeku. Kontrolli i mjekut mundet shpejt t’ju zgjidhë problemet nëse ato ju shfaqen. Fatmirësisht, keni përkrahje të mrekullueshme të personave të cilët janë në rrethin tuaj dhe tek ata mund të gjeni mbështetje kurdo që do të keni nevojë. Vetëm mos ngurroni të kërkoni atë që ju duhet, transmeton Telegrafi.

GAFORRJA

Puna:Në fillim të vitit 2018 Marsi, sunduesi i sferës tuaj të punës dhe karrierës, bën konjuksion me Jupiterin në sferën tuaj të argëtimit. Ajo ju sjell favore për sukses dhe fitim të mirë nëpërmjet punëve të cilat janë të lidhura me argëtim dhe estradë, si edhe me hotelieri. Do të filloni programe të reja arsimimi nëse merreni me sferën e arsimit, gjë që do t’ju sjellë më shumë suksese në punë. Do të përballeni me vështirësi nëse merreni me importim dhe tregti të mallit nga shtetet e jashtme. Pranvera ju sjell favore për sukses në sferën e formave të ndryshme të shërbimeve afariste. Sfida të mëdha afariste ju presin në mars dhe në prill. Do të keni ndihmë të vlefshme të bashkëpunëtorëve tuaj. Më 15 maj Urani hynë në sferën tuaj të bashkëpunimit, që do t’ju mundësojë lidhje dhe kontakte të reja afariste. Do të keni mundësi të filloni partneritete të reja afariste fitimprurëse. Negociata intensive afariste rreth projekteve të reja ju presin në korrik. Në shtator do të arrini të lidhni marrëveshje të suksesshme me partnerët afaristë për projekte të mëdha të përbashkëta. Gjatë tremujorit të tretë të vitit do të mbani stabile planet tuaja. Me financat do të qëndroni mirë në fillim të vitit, sepse Venera dhe Dielli do të jetë në harmini me Jupiterin. Marsi është i volitshëm për investime më të mëdha në punën tuaj. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të qarkullimit të pagesave. Në korrik Merkuri do të bëjë opozitë ndaj marsit. Për këtë shkak kjo periudhë është turbulente në sferën e parave. Është e nevojshme të mos merrni para hua dhe të zvogëloni shpenzimet sa të jetë e mundshme. Në gusht Merkuri do të jetë retrograd në sferën tuaj të parave. Venera do të jetë retrograde gjatë tetorit, prandaj është kjo periudha kur është me rëndësi të shmangni veprimet financiare që janë me rrezik. Fitim më i mirë ju pret sërish nga pjesa e dytë e nëntorit deri në fund të vitit. Gaforret e papunësuara do të kenë mundësi të mira që të gjejnë punë gjatë janarit, prillit, korrikut dhe shtatorit. Me vështirësi do të përballen gjatë majit dhe nëntorit.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Fillimi i vitit do të jetë shumë i rëndësishëm në sferën e dashurisë. Madje pesë planetë do të përkrahin sferën tuaj të dashurisë dhe martesës. Nga ajo Dielli dhe Venera do të jetë në harmoni me Marsin dhe Jupiterin. Kjo mund t’ju sjellë realizime të mëdha, harmoni dhe stabilitet në marrëdhëniet me personin e dashur. Në pjesën e dytë të marsit do të përballeni me mospajtime. Duhet të jeni të gatshëm për kompromise. Tremujori i dytë do t’ju sjellë situata të ndryshueshme në marrëdhëniet me partnerin. Do të keni nevojë për përshtatje. Në shtator Jupiteri do të jetë në harmoni me Plutonin, gjë që do të shpërthejë afshin dhe do t’ju sjellë periudhë harmonie në dashuri. Deri në fund të vitit ju dhe partneri juaj do të realizoni qëllimet e përbashkëta. Do të kënaqeni me argëtime dhe udhëtime të përbashkëta.

Nëse jeni të lirë: Do të kërkoni personin i cili do t’ju përshtatet për lidhje serioze, madje për lidhje afatgjatë, nëse do të jetë e mundshme. Kjo do t’ju mundësojë që të njihni një numër të madh kandidatësh potencialë dhe të keni disa aventura të bujshme. Meqenëse nuk do të jeni të sigurt se a do të pajtoheni me disa persona të cilët do t’ju joshin, do të vendosni të hyni në lidhje. Do të keni seks të shkëlqyeshëm, mirëpo jo edhe emocione të mjaftueshme. Në tremujorin e tretë të vitit përfundimisht do të filloni një lidhje me partnerin i cili do t’ju përshtatet pothuajse të gjitha pritjeve tuaja. Gaforret pak më të vjetra do të fillojnë në lidhje emocionale në tremujorin e parë të vitit, mirëpo do të hasin në komplikime dhe turbulenca në kuadër të asaj lidhjeje. Nëse nuk arrijnë t’i zgjidhin pozitivisht, lidhja e re i pret në pjesën e dytë të tetorit.

Shëndeti:Gjithmonë emocionale, Gaforrja shpesh për vetveten është armiku më i keq kur është fjala për shëndetin. Horoskopi vjetor për Gaforren 2018 sjell emocione të mira dhe pozitive, ndërkaq shëndeti do të duhej të mbetej shumë i mirë, nëse stresin e reduktoni në minimum. Si edhe përherë, pushoni mjaft dhe përkushtojuni maksimalisht vetes në ditët kur ju duket që nuk mund t’i arrini të gjitha.

LUANI

Puna:Fillimi i vitit 2018 ju është i përshtatshëm të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët e punës dhe me personat vartës në punë. Do të zgjeroni ofertën e shërbimeve tuaja. Me vështirësi do të përballeni në sferën publike dhe në marrëdhëniet me partnerët afaristë. Do të jetë e domosdoshme që të bëni kompromise në ato gjëra ku do të hasni në mospajtime në punët e përbashkëta. Projekte të reja do të nisni në prill, mirëpo do të përballeni me situatë jostabile dhe do të zgjidhni shumë gjëra të imëta. Është e nevojshme të perfeksiononi shkathtësitë tuaja. Më 15 maj Urani do të hyjë në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të punës dhe të karrierës, gjë që do t’ju sjellë sfida të reja, situata të papritura dhe përkufizime të reja. Me këto sfida do të mund të përballeni me sukses nëpërmjet punës ekipore dhe me përpjekje që të organizoheni më mirë në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Venera e cila sundon sferën tuaj të punës dhe të karrierës do të jetë retrograde gjatë tetorit deri në mesin e nëntorit dhe do t’ju ngadalësojë në realizimin e detyrave të punës. Deri në fund të vitit do të përmirësoni pozicionet tuaja dhe do të arrini sukses në sferën publike. Do t’i kushtoni më shumë rëndësi azhurnimit në pjesën e punëve administrative. Në fillim të vitit do t’ju shoqërojnë rrethana të lumtura në sferën e parave të cilat do t’ju ndihmojnë që të shtoni saldon në llogarinë tuaj. Fitime të konsiderueshme janë të mundshme në mars kur Dielli, sunduesi juaj, do të bëjë trigon me Jupiterin. Mund të përfitoni nëpërmjet investimeve në patundshmëri. Nga prilli deri në maj do të përballeni me situatë jostabile në sferën e parave. Qershori ju sjell mundësi të fitimeve të mëdha nëpërmjet planeve sekrete, gjë që do t’ju mundësojnë rrjedhje stabile të financave nëse do të mundë t’i shfrytëzoni favoret të cilat do t’i keni në dispozicion. Në shtator shmangni punët e dyshimta me paratë dhe me rrjedhat jolegale të parave. Merkuri i cili sundon sferën tuaj të parave nga fundi i vitit do të jetë i dobët dhe retrograd, gjë që ju paralajmëron që t’i rregulloni shpenzimet. Luanët e papunësuar do të dinë të tërheqin vëmendjen e opinionit me projektet e tyre, gjë që mund t’u sjellin punë të përhershme. Periudhat e përshtatshme i kanë gjatë marsit, qershorit dhe gushtit.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Në tremujorin e parë do të kaloni më shumë kohë me partnerin në realizimin e planeve të përbashkëta. Do të jeni të angazhuar edhe rreth familjes, posaçërisht gjatë marsit. Në tremujorin e dytë do të dini t’i bëni surprizë personit të dashur me ide interesante për argëtim të përbashkët. Më shpesh do të dilni bashkë, do të udhëtoni kurdo që t’ju jepet mundësia. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të dashurisë. Ajo është koha kur do të jetë e nevojshme të zgjidhni mospajtimet të cilat një kohë të gjatë i keni shmangur. Nga shtatori deri në nëntor do të arrini që lidhjen tuaj ta përmirësoni dhe do ta ndryshoni në mënyrë cilësore qasjen tuaj ndaj partnerit. Gjithashtu do të realizoni harmoni më të mirë dhe afërsi të nevojshme në marrëdhënie me partnerin.

Nëse jeni të lirë: Dëshironi të dukeni joshës, andaj edhe në vitin 2018 do të dini që të rregulloheni mirë, që të theksoni pamjen tuaj dhe që të joshni të tjerët kudo që të shfaqeni. Do të filloni aventura dashurore me lehtësi ose paraprakisht me kujdes do të zgjidhni personat të cilët ju përshtaten për lidhje të shkurtra. Gjatë periudhës verore do të njihni një person me të cilin do të keni joshje reciproke shumë të fuqishme. Do të fillohet si aventurë, mirëpo deri në fund të vitit do të shndërrohet në lidhje serioze. Do të jeni të magjepsur me partnerin. Luanët pak më të vjetër do të përpiqen që fillojnë lidhje e cila do të jetë stabile dhe në shtigje të gjata. Problemi është që vështirë do të takojnë kandidatë potencialë. Gjasa të volitshme që përfundimisht të fillojnë lidhjen e dëshiruar do t’u ofrohen nga mesi i nëntorit.

Shëndeti:Vitalë dhe të fuqishëm, do të kenë shëndet të shkëlqyeshëm. Hani ushqim të shëndetshëm, ushtroni ose sa më shumë relaksohuni. Pushimi është në vend të parë në vitin 2018. Do të ndodhin aq ngjarje sa që do të jeni para sfidave që të hiqni dorë nga pushimi dhe ushtrimet, mirëpo kur të veproni kështu, do t’i ndieni efektet. Mbani në mend që për shëndetin më e rëndësishmja është maturia në gjithçka.

VIRGJËRESHA

Puna:Fillimi i vitit 2018 ju është i përshtatshëm për planifikim, marrëveshje dhe organizim të projekteve afariste dhe detyrave punuese të cilat ia keni caktuar vetes. Jupiteri do të jetë në harmoni me Plutonin, gjë që do të forcojë kreativitetin tuaj dhe do t’ju sjellë sukses dhe fitime të mira nëpërmjet sferës së argëtimit komunikimit dhe tregtisë. Në mars do të arrini sukses në sferën publike dhe do të lidhni kontrata afariste dhe partneritete. Nga mesi i vitit do të keni mundësi të volitshme për bashkëpunim me botën e jashtme apo për rikualifikim, gjë që do t’ju sjellin pozitë më të mirë. Gjatë korrikut dhe gushtit shmangni punët të cilat ju duken të dyshimta si dhe bashkëpunimin me personat të cilët nuk shfaqin besim sepse ndokush do të mund të provojë që t’ju shfrytëzojë dhe t’ju dëmtojë. Deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd dhe do t’ju sjellë vështirësi në marrëdhëniet me kolegët dhe me personat vartës. Shtatori do t’ju sjellë sukses në negociata rreth projekteve të reja afariste, sepse do të dini të luftoni për qëndrimet dhe idetë tuaja. Deri në fund të vitit do t’ju hapen mundësitë që të realizoni përparim në sferën e shërbimeve afariste. Koha e volitshme për investime dhe rritje të investimeve paraprake do të jetë e volitshme që nga janari i vitit 2018, kur Venera, e cila sundon sferën tuaj të parave, do të jetë në harmoni me Jupiterin dhe Plutonin. Fitime do të keni nëpërmjet sferës së tregtisë dhe komunikimeve në pjesën e dytë të marsit. Gjatë prillit deri në fund të majit shmangni rrezikun në investime. Tremujori i dytë i vitit nuk do t’ju jetë stabil në fushën e parave. Shmangni shpenzimet e panevojshme. Në gusht Venera do të kalojë nëpër shenjën e Peshores ku do të jetë në qendër dhe nëpërmjet sferës suaj të parave, gjë që do t’ju ofrojë mundësi që të stabilizoni të ardhurat dhe të shtoni fitimet. Në shtator Venera hyn në shenjën e Akrepit ku do të jetë retrograde deri në mesin e nëntorit. Do të zgjidhni obligimet e mbetura financiare. Virgjëreshat e papunësuara do të gjenden mirë në punët ku kërkohet shkathtësia intelektuale, komunikimi dhe lëvizshmëria. Në ato sfera kanë mundësi që të gjejnë punë të re.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Shfrytëzoni shkurtin për më shumë kohë që do t’ju japë mundësi që të jeni bashkë me personin e dashur dhe t’i përkushtoheni njëri-tjetrit. Ju presin shumë argëtime. Do të jeni të plotësuar dhe të lumtur me marrëdhënien tuaj me partnerin. Nga mesi i prillit do të keni mospajtime për shkak të opozitës së Venerës me Jupiterin. Shmangni gënjeshtrat. Jini të gatshëm për kompromise. Përmirësimet në lidhjen emocionale ju presin nga korriku kur do të arrini që të përmirësoni komunikimin me partnerin dhe t’i kapërceni problemet. Gjatë tetorit do të jeni të lidhur me partnerin dhe do të realizoni së paku një qëllim të përbashkët të rëndësishëm. Deri në fund të vitit do të përpiqeni të përmirësoni jetën tuaj familjare, posaçërisht nëse me partnerin keni fëmijë. Jupiteri do të hyjë në sferën tuaj të familjes.

Nëse jeni të lirë: Do të ndieni nevojë të shtuar që të filloni lidhje emocionale e cila mund të jetë serioze dhe në shtigje të gjata dhe do të hulumtoni për personin i cili me ju do të ndante qëllime të ngjashme jetësore. Në tremujorin e parë të vitit atë person do ta njihni, mirëpo do t’ju duhet një kohë e gjatë që të njiheni me njëri-tjetrin si shpirtra binjakë. Në fillim do të takoheni në shoqëri të njëjtë. Do të filloni të takoheni edhe bashkë, mirëpo të dy do të jeni të pavendosur. Vetëm në shtator do të filloni lidhjen serioze, ndërkaq deri në fund të vitit është e mundshme që të filloni jetën e përbashkët. Virgjëreshat pak më të vjetra do të përpiqen që të qetësohen, mirëpo do të hyjnë në lidhje të cilat do të jenë të shkurtra dhe jostabile. Do t’u duhet shumë durim dhe zgjedhje e kujdesshme. Është me rëndësi që të mos keni kritere tepër të larta. Nga fundi i verës do të keni gjasa të filloni lidhje të re.

Shëndeti:Sa i përket shëndetit, nuk keni arsye të brengoseni. Do të keni shëndet të mirë. Qëndroni në formë, hani ushqim të shëndetshëm dhe punoni edhe pak në arritjen e shprehive të shëndetshme. Nëse ju bëhet monoton stili i tillë i jetës, merruni me ndonjë sport të ri dhe do të ndieni shumë përparësi të ushtrimeve të rregullta, transmeton Telegrafi.

PESHORJA

Puna:Fillimi i vitit 2018 është i përshtatshëm për të gjitha Peshoret, të cilat merren me punë private apo që punën e tyre e bëjnë në shtëpi. Do të keni ndjenjë të mirë për administratë dhe kontabilitet. Do të dini të bashkoni kënaqësinë dhe interesin. Kreativiteti juaj do të jetë i shtuar, gjë që do t’ju sjellë sukses të mirë nëse merreni me arsim dhe me punët me fëmijë dhe me persona të rinj. Më shumë kujdes do të keni nevojë t’i përkushtoni marrëveshjeve me partnerët afaristë rreth punëve të përbashkëta gjatë marsit dhe prillit. Do të ndërprisni bashkëpunimin, i cili nuk do t’ju sjellë fitimet e pritura dhe do të lidhni kontrata të reja me partnerë të rinj. Mesi i vitit do të jetë i pavolitshëm për bashkëpunim, sepse Merkuri do të jetë retrograd në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit. Gushti ju është i përshtatshëm për paraqitje personale dhe për menaxhment, sepse do të dini t’i shfaqni aftësitë tuaja dhe të arrini sukses. Venera do të kalojë nëpër shenjën tuaj ku është e fuqishme. Në tremujorin e tretë të vitit do të keni sukses në tregti, sferatë komunikacionit dhe të komunikimeve. Jupiteri në nëntor do të hyjë në shenjën e vet dhe do t’ju krijojë mundësi që të lidhni kontrata dhe marrëveshje të leverdishme. Sfera e parave do t’ju jetë stabile në fillim të vitit me kusht që të shmangni hyrjen në rreziqe të mëdha financiare. Rrjedhja e madhe e parave në llogarinë tuaj pritet në gjysmën e dytë të marsit. Nga mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të qarkullimit të pagesave. Ju sjell ide të reja se si të shtoni fitimin tuaj, por njëkohësisht ju sjell edhe sfida të reja dhe pengesa. Shmangni veprimet e ngutshme dhe investimet e pamenduara. Tremujori i dytë do t’ju jetë i ndryshueshëm në sferën e financimit dhe do t’ju nevojitet që ta riorientoni pagesën e kërkesave tuaja edhe në larjen e borxheve. Në tremujorin e tretë Venera, sunduesi juaj, do të kalojë nëpër sferën tuaj të parave, mirëpo aty do të jetë e dobësuar. Përpiquni që t’i mbani stabile të ardhurat tuaja. Peshoret e papunësuara do të keni ndjenjë të mirë për investime dhe do të mund të fillojnë punë vetjake. Kjo do t’u shkojë më mirë për dore, sesa të punësohen te ndokush tjetër.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Në pjesën e parë të vitit do të përmirësoni komunikimin me partnerin dhe do të bisedoni për tema të ndryshme, mirëpo shpesh do të shkoni bashkërisht në piknikë dhe në udhëtime të shkurtra. Në prill do të keni jetë dinamike me partnerin, mirëpo do t’ju duhet që t’i përkushtoheni familjes dhe shtëpisë së përbashkët rreth së cilës janë të domosdoshme vendime të përbashkëta. Rreth kësaj nuk do ta keni të lehtë që të merreni vesh. Pjesa e dytë e vitit ju sjell më shumë mundësi për argëtim, mirëpo Marsi nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit do të jetë retrograd në sferën tuaj të argëtimit dhe do t’ju sjellë edhe sfida të reja në dashuri. Do të jetë e nevojshme që t’i plotësoni premtimet të cilat më parë ia keni bërë partnerit, por të cilat ndërkohë i keni lënë pas dore. Deri në fund të vitit do të fusni freskinë e nevojshme në marrëdhëniet tuaja.

Nëse jeni të lirë: Periudhë e volitshme kur do të mundë të hyni në lidhje të re emocionale do të jetë mesi i pranverës. Kur të njihni personin i cili do t’ju pëlqejë, shumë shpejt do të krijoni simpati të dyanshme dhe do të filloni lidhje të re, mirëpo nga mesi i verës deri në fillim të vjeshtës do të hasni në vështirësi. Kjo është kështu për shkak se ende nuk e keni marrë veten për shkak të ndërprerjes së lidhjes së kaluar dhe kjo partnerit tuaj të ri do t’i jetë e qartë në saje të sjelljes suaj. Nëse e kapërceni këtë krizë, lidhja juaj e re do të ketë gjasa për të ardhme të mirë. Peshoret e vjetra në tremujorin e parë do të kenë një aventurë të shkurtër. Nga mesi i vitit dashuria juaj e vjetër do të përpiqet që t’ju kthehet. Bëhuni i kujdesshëm, sepse mund t’ju përsëriten probleme të njëjta të cilat më parë ju kanë çuar në ndërprerje të lidhjes.

Shëndeti:Derisa të fokusoheni në balancimin e jetës suaj këtë vit, horoskopi vjetor për Peshoren 2018 tregon që nuk do të ketë probleme shëndetësore. Saturni vjen të ndihmojë që gjërat të stabilizohen dhe të kthehen energjia dhe forca. Sivjet lehtë do të injoroni dëshirën që të punoni më shumë se sa mundeni.

AKREPI

Puna:Fillimi i vitit 2018 ju është i volitshëm për start të mirë në sferën afariste. Sunduesi juaj, Marsi, gjendet në shenjën tuaj ku është i fuqishëm dhe bashkë me Jupiterin do të jetë në harmoni me Diellin që sundon sferën tuaj të punës dhe karrierës edhe me Venerën. Kjo do t’jua hapë mundësitë për negociata të suksesshme afariste. Gjithashtu do t’ju sjellë sukses në sferën e tregtisë dhe të komunikacionit. Bëhuni të kujdesshëm lidhur me pjesën administrative të punës, në mënyrë që të mos keni probleme me organet mbikëqyrëse dhe me inspektimet. Nga mesi i majit Urani do të hyjë në sferën tuaj publike. Do të lidhni partneritete të reja afariste. Bëhuni të kujdesshëm në paraqitjet publike, sepse në atë sferë ju presin sfida të reja. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit sunduesi juaj, Marsi, do të jetë retrograd në sferën tuaj të punës, gjë që do t’ju ngadalësojë dhe nuk do të mund t’i përfundoni disa projekte në afatin e planifikuar. Në atë periudhë merruni me punët e mbetura. Nga tetori deri në mesin e nëntorit Venera do të jetë retrograde në shenjën tuaj. Shmangni veprimet sekrete. Përpiquni që me partnerët afaristë t’i zgjidhni obligimet e mbetura afariste. Në sferën e parave do të jeni në mundësi që të përfitoni nga investimet e reja në sferën e komunikimeve, informacioneve dhe tregtisë në fillim të vitit. Në fillim të pranverës do të keni mundësi që nëpërmjet pranimit të rrezikut të kujdesshëm do të shtoni fitimin tuaj. Mesi i vitit do t’ju sjellë fitime stabile dhe të sigurta nëpërmjet punës me të cilën merreni, mirëpo kujdesuni për kontabilitetin tuaj, sepse nëse nuk do të jeni azhur, për shkak të llogaritjeve të gabueshme do të mund të keni probleme. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit shmangni veprimet me rrezik financiar. Nga nëntori Jupiteri i cili sundon sferën tuaj të parave do të hyjë në shenjën e Shigjetarit ku është i fuqishëm, gjë që do t’ju sjellë rrethana të volitshme për shtimin e fitimit tuaj. Do të keni ndjenjë të mirë se ku do të investoni. Akrepat e papunësuar do të kenë rrethana të volitshme që të gjejnë punë gjatë janarit, prillit, majit dhe nëntorit në sferat e komunikimeve dhe komunikacionit.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Në fillim të vitit do të përmirësoni komunikimin me partnerin emocional në saje të harmonisë së sunduesit tuaj Marsit me Venerën që sundon sferën tuaj të dashurisë. Me fillimin e pranverës do të ndodhin ftohje dhe mospajtime për shkak të kuadratit të Venerës me Saturnin. Deri në fund të prillit do të zgjidhmi me sukses diçka që një kohë të gjatë e keni lënë pas dore në marrëdhënien tuaj. Në mesin e majit Urani do të hyjë në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të dashurisë, gjë që do t’ju shkaktojë vështirësi të papritura të cilat do të arrijnë maksimumin deri në mesin e qershorit. Nuk do të mund të pajtoheni me partnerin lidhur me qëllimet e përbashkëta. Deri në fund të gushtit do të ballafaqoheni edhe me vështirësi familjare. Nga tetori do të keni mundësi që t’i përmirësoni marrëdhëniet me partnerin.

Nëse jeni të lirë: Do të ndieni nevojën për lidhje serioze afatgjate. Do të filloni të takoheni me personin të cilin e keni njohur pak para vitit të ri. Do të hyni shpejt në lidhje të re e cila do të jetë e harmonishme dhe përplot ndjenja të dyanshme. Kjo do të zgjat deri në maj kur do të hasni në mospajtime të papritur të cilat do t’ju çojnë në ndarje. Ajo ndarje nuk do të jetë definitive. Do të keni mundësi për t’u pajtuar në tremujorin e tretë të vitit, mirëpo kushti është që të mos i përsërisni gabimet e mëparshme. Venera do të jetë retrograde në shenjën tuaj. Akrepat e vjetër do të ballafaqohen me situatën e cila do t’i detyrojë që të kërkojnë mënyra të reja për t’u lidhur me personin me të cilën është i dashuruar. Ju pret edhe tundimi me personin me të cilin më herët keni qenë në lidhje, por i cili do të dëshirojë të përtërijë lidhjen.

Shëndeti:Pas vitit të lodhshëm 2017, horoskopi vjetor për Akrepin 2018 tregon që do të hyni në vitin e ri paksa të lodhur. Lejoni trupit tuaj që të këndellet dhe jepni kohë për të. Siç edhe mund të shihni nga sferat e tjera në jetën tuaj, 2018-a do t’ju sjellë pasion dhe energji kreative për të cilat nuk jeni të detyruar të luftoni në mënyrën në të cilën keni luftuar në 2017-n. Mirëpo, energjia e tillë do të vijë vetëm nëse nuk jeni tepër të lodhur për ta pranuar atë. Në pjesën e parë të vitit patjetër duhet të besoni që kreativiteti është shumë afër dhe prandaj qetësohuni, meditoni dhe pushoni mirë. Vitaliteti do t’ju kthehet së shpejti.

SHIGJETARI

Puna:Në fillim të vitit 2018 orientoni angazhimet drejt negociatave rreth projekteve të reja afariste dhe përpiquni që të përmirësoni organizimin, por edhe me kujdes t’i planifikoni veprimet tuaja në sferën afariste. Kushtoni kujdes konkurrencës dhe miqve sekretë, të cilët do t’ju përgojojnë pas shpine. Mos u jepni shkas që t’ju zvogëlojnë prestigjin dhe t’ju prishin planet. Në pjesën e parë të prillit do të keni nevojë të përmirësoni kreativitetin tuaj. Vështirësitë ju presin në sferat e argëtimit, arsimit dhe hotelerisë. Mesi i vitit ju sjell mundësi që të zgjeroni ofertën tuaj me forma të reja të shërbimeve. Kjo nga ju do të kërkojë përshtatje në treg dhe me klientët dhe pranim i rrezikut potencial. Përpiquni që t’i përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Do të keni më shumë sukses në punët ekipore gjatë periudhës së verës. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit është e domosdoshme t’i përfundoni punët e mbetura në sferat e komunikimit dhe të tregtisë. Do të ballafaqoheni me mospajtime dhe vështirësi për shkak të Marsit retrograd. Tremujori i tretë i vitit do t’ju sjellë stabilitet në sferën e punës dhe ngritje në sferën e karrierës, si edhe sukses në udhëheqje. Merkuri, i cili sundon sferën tuaj të punës, në fillim të vitit do të kalojë nëpër sferën tuaj të parave dhe do të bëjë sekstil me Jupiterin, gjë që do t’ju hapet mundësia e investimeve të reja dhe do t’ju japë ide të jashtëzakonshme për krijimin e planeve të reja financiare. Financime të qëndrueshme do të keni gjatë mesit të shkurtit. Pjesa e dytë e prillit nuk ju është e qëndrueshme në sferën e parave. Shmangni investimet e mëdha dhe zvogëloni shpenzimet. Në mesin e vitit do të keni mundësi që të bëni qarkullim më të madh të parave dhe të shtoni saldon në llogarinë tuaj. Do t’ju arrijnë fitimet nga investimet e mëhershme dhe nga pagesa e kërkesave të mbetura. Gjatë tetorit shmangni kanalet e dyshimta për qarkullim të parave, sepse Venera do të jetë retrograde në shenjën e Akrepit. Shigjetarët e papunësuar do t’i kenë të gjitha informacionet e nevojshme dhe shpesh do të konkurrojnë në vende të lira të punës, gjë që do t’u sjellë punësime të reja. Shanset më të mira do t’i kenë në prill dhe gusht.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Partneri juaj dhe ju në tremujorin e parë të vitit do të jeni në humor të mirë, do të kaloni kohën duke planifikuar qëllimet e përbashkëta dhe shpesh do të shkoni në udhëtime të shkurtra. Do të kënaqeni me biseda lidhur me tema të ndryshme. Në prill është me rëndësi të angazhoheni rreth argëtimit të përbashkët, në mënyrë që në marrëdhënien tuaj të mos futet monotonia. Do të ndieni nevojën për formë të re të aktiviteteve të përbashkëta. Në periudhën verore do të jetë e nevojshme që të angazhoheni t’i mbani premtimet të cilat më parë ia keni dhënë partnerit. Kjo ka të bëjë me një udhëtim të përbashkët në botën e jashtme. Në tremujorin e tretë të vitit partnerit tuaj do t’i nevojitet më shumë kujdes nga ana juaj. Do të jeni të gatshëm t’i ofroni përkrahje dhe do të keni njohuri të mirë se çfarë i duhet partnerit tuaj që ai të ndihet i dashuruar.

Nëse jeni të lirë: Në sferën e dashurisë partneri në muajin prill do të jetë shumë dinamik. Do të njihni personin i cili do t’ju joshë, por njëkohësisht do të keni rreth vetes disa të interesuar për t’u lidhur me ju. Do të jeni në situatë që të zgjidhni midis shumë kandidatëve potencialë, prandaj është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm me rastin e zgjedhjes. Në korrik dhe gusht do të përtërini ish-lidhjen, mirëpo ajo nuk do të zgjasë shumë. Në tetor dhe nëntor do të jeni të prirë të hyni në një lidhje sekrete. Vetëm në fund të vitit do të hyni në lidhje afatgjate. Shigjetarët pak më të vjetër do të investojnë mjaft përpjekje dhe kohë për të tërhequr vëmendjen e personit të cilin do ta njohin në fillim të pranverës. Patjetër duhet të kapërceni pengesa të shumta para se të arrini deri te pjesa kur do të afroheni dhe të filloni lidhjen e re.

Shëndeti:2018-a është viti ideal që të bëni gjumë normal. Ushtroni rregullisht dhe ushqehuni shëndetshëm. Do t’ju duhen më shumë muaj që t’ia ktheni balancën organizmit tuaj, prandaj nisjani nga fillimi i vitit dhe ndryshoni çdo gjë që nuk i kontribuon integritetit tuaj. Mendoni për marrje të vitaminave si shtesë ushqimit të shëndetshëm. Bëhuni të qëndrueshëm dhe ushtroni së paku gjysmë ore në ditë. Shëndeti juaj mendor ka luftuar mjaft vitin që shkoi dhe ushtrimet do të ndihmojnë shumë që të ktheni formën e mirë. Ky vit do të kërkojë shumë energji nga ju, prandaj siguroni vetes gjumë të qetë dhe pushim mendor.

BRICJAPI

Puna:Vetë fillimi i vitit do t’ju vërë në plan të parë. Në janar madje pesë planetë do të jenë në shenjën tuaj, gjë që do t’ju ofrojë mundësi që të dilni në pah me paraqitjet personale, mirëpo do të dini edhe t’i përdorni mirë aftësitë tuaja udhëheqëse. Do të realizoni bashkëpunim të mirë dhe do të arrini sukses në negociata rreth projekteve ekzistuese. Në mars dhe në prill do të ballafaqoheni me pengesa dhe vështirësi lidhur me punët afatgjata. Do të jeni tepër të ngarkuar me afate, të cilat nuk do të mundeni t’i arrini për shkak të pengesave të shumta administrative. Nga mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit, gjë që është sinjal që të shmangni çfarëdo rreziku afarist dhe financiar. Në periudhën e verës do të keni partneritete të rëndësishme dhe kjo është koha e volitshme që të forconi partneritetet e vjetra, t’i filloni të rejat, ndërkaq ato të cilat nuk ju sjellin fitimin e pritur do t’i ndërprisni. Do të jeni në situatë të arrini njohuri të reja dhe shkathtësi, të cilat mund t’i përdorni në punë. Ngritja në karrierë ju pret në gusht. Në tetor dhe nëntor do të jetë e domosdoshme t’i zgjidhni vështirësitë, të cilat do të dalin në sferën e bashkëpunimit për shkak të Venerës, e cila do të jetë retrograde në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve. Shkurti do t’ju jetë i volitshëm për investime të reja dhe përpunim të planeve afatgjata financiare. Është me rëndësi që të gjitha t’i përcaktoni mirë kur është fjala për paratë dhe bashkëpunëtorët, sepse aty do të ketë përpjekje për mashtrime nga ana e disa individëve. Deri në mesin e vitit do të përpiqeni që të shtoni fitimin tuaj nëpërmjet investimeve të reja. Posaçërisht për këtë ju është i volitshëm sektori IT. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit do të keni pengesa dhe vështirësi në sferën e parave për shkak të Marsit retrograd. Në tremujorin e tretë të vitit do të jeni me saldo pozitive. Bricjapët e papunësuar do të kenë shanse të gjejnë punë në sferën e teknologjive të reja apo do të nisin punë start-up për të cilën do të arrijnë të marrin donacione apo subvencione, transmeton Telegrafi.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Sado që t’ju përshtatet dhe të jeni të kënaqur që midis jush dhe partnerit tuaj që dashuria zhvillohet sipas rrjedhës së caktuar, gjë që juve ju ofron ndjenjën e sigurisë dhe të jeni të dashur, do të jetë e domosdoshme që të ndryshohet diçka në vitin 2018 në mënyrë që lidhja juaj të mos bëhet monotone. Që nga fillimi do të ndieni nevojën për interesime të reja, argëtime dhe qëllime të përbashkëta. Do t’ju jetë e vështirë që të gjitha këto t’i arrini posaçërisht gjatë pranverës, mirëpo më vonë edhe gjatë një pjese të muajve të verës. Do t’ju shqetësojnë dyshimet. Partneri do të ketë humor të ndryshueshëm gjatë prillit, qershorit dhe shtatorit. Lidhja juaj do të gjendet para sfidave. Do të arrini të vendosni harmoninë dhe të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta gjatë tetorit dhe nëntorit.

Nëse jeni të lirë: Do t’ju ofrohen rasti që të filloni lidhje të re emocionale, e cila do të ketë gjasa që të jetë në afat të gjatë dhe serioze. Në fillim të vitit do të njihni një person i cili do t’ju duket joshës dhe për nga karakteret e shumta më i afërt se shumica e të tjerëve të cilët i keni njohur gjatë viteve të kaluara apo me të cilët më parë keni qenë në lidhje. Do të angazhoheni shumë dhe do të përdorni gjithë karizmin të cilin e keni që ta bëni për vete. Bëhuni më i vendosur dhe më i durueshëm, në mënyrë që ta bëni të shfaqë interesimin për t’u lidhur me ju. Bricjapët pak më të vjetër i pret takimi me personin me të cilin më parë kanë qenë në lidhje. Me personin e tillë do të keni verë të hareshme. Dashuria sërish do të zgjohet dhe do të ripërtërini lidhjen.

Shëndeti:Koha është që të rishqyrtoni stilin tuaj të jetës, sipas horoskopit vjetor për Bricjapin 2018. Në të kaluarën ia keni dalë duke mos i kushtuar kujdes shëndetit. Megjithatë, duhet patjetër të ndryshoni kujdesin për veten. Duhet patjetër të luftoni mendërisht me ndikimin e Saturnit. Nëse i kushtoni kujdes asaj që i është i nevojshëm trupit tuaj, atëherë ai është ushqimi i përshtatshëm, ushtrimi dhe pushimi. Sidoqoftë, do të gjeni qetësi dhe balancim jetësor deri në vjeshtë. Vetëm çështja është a dëshironi që të shpenzoni këtë vit duke luftuar me vetveten, apo duke u përpjekur që të përmirësoni gjendjen shëndetësore.

UJORI

Puna:Në fillim të vitit 2018 Marsi, i cili sundon sferën tuaj të punës, do të kalojë nëpër Akrepin ku është i fuqishëm, gjë që do t’ju sjellë start të mirë dhe fillim të projekteve të cilat do t’ju sjellin rezultatet e pritura. Përmirësoni bashkëpunimin. Në mars dhe prill do të keni negociata intensive rreth fillimit të punëve të reja. Nga fundi i marsit deri në mesin e prillit Merkuri do të jetë retrograd në sferën tuaj të komunikimeve, gjë që do t’ju vështirësojë arritjen e marrëveshjeve të kënaqshme. Do të jetë e domosdoshme që lidhur me këtë të përgatiteni sa më mirë. Gjatë qershorit do të hasni në mospajtime me partnerët afaristë. Bëhuni të gatshëm dhe të hapur për kompromise. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në shenjë tuaj. Autoriteti juaj do të jetë para sfidave dhe do ta keni të vështirë të udhëhiqni. Kjo është periudhë kur është me rëndësi të punoni në përmirësimin e paraqitjeve personale dhe në udhëheqjen e prezantimeve. Nga mesi i tetorit deri në mesin e nëntorit do të arrini që të depërtoni dhe të tregoni se sa vleni. Deri në fund të vitit, falë investimeve të mëparshme të mençura do të arrini të realizoni fitim më të mirë dhe të avanconi në karrierë. Gjatë shkurtit Venera do të kalojë nëpër sferën tuaj të parave dhe do të bëjë trigon me Jupiterin i cili sundon sferën tuaj të parave. Kjo do t’ju sjellë fitime nëpërmjet zgjerimit të vëllimit të punëve tuaja dhe nëpërmjet investimeve të reja. Do të keni dobi nga investimet në arsim, tregti me botën e jashtme me mallra dhe kozmetikë. Në prill Venera do të bëjë opozitë me Jupiterin, gjë që do të mund t’ju shkaktojë humbje, më së shumti për shkak të pjesëve të pazgjidhura administrative të punëve aktuale. Tremujori i dytë i vitit do të kërkojë nga ju më shumë angazhim lidhur me qarkullimin e pagesave rreth realizimit të kërkesave tuaja dhe zgjidhjes borxheve. Në tremujorin e tretë do të arrini të realizoni planin financiar dhe me sukses do të përfundoni vitin me të ardhura të qëndrueshme në llogarinë tuaj. Ujorët e papunësuar do të kenë më së shumti shanse për të gjetur punë të re në sektorin IT, apo në punët ku kërkohet njohja e teknologjive moderne.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Partneri do t’ju jetë besnik në fillim të vitit dhe do të ketë nevojë për përkrahjen tuaj. Ju do të jeni të gatshëm që të gjendeni atje ku jeni të nevojshëm dhe që bashkërisht të planifikoni se si do ta kaloni kohën bashkë. Fillimi i pranverës ju sjell mospajtime dhe nevojën për dominim në marrëdhënie për shkak të kuadratit të Diellit me Saturnin. Shmangni josinqeritetit dhe sekreteve. Në pjesën e dytë të korrikut ju presin mospajtime serioze, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht harmoninë midis jush dhe personit të dashur. Do ta keni të vështirë që të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta. Nga tetori do të arrini t’i zgjidhni pjesën më të madhe të gjërave kontestuese dhe do të përpiqeni që më shumë kohë të kaloni bashkë. Deri në fund të vitit në lidhjen tuaj emocionale do të sillni më shumë argëtim.

Nëse jeni të lirë: Do të jeni më shumë të interesuar për takime dhe shoqërime sesa për fillim të lidhjes në shtigje të gjata. Aventurat do t’ju pëlqejnë, mirëpo nuk do të jetë e dëshirueshme të hyni në lidhje sekrete, sepse në të do të hasni në telashe dhe mospajtime. Nga mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të argëtimit dhe do t’ju sjellë njohje me një person të pazakonshëm i cili dallohet për diçka të veçantë nga shumica e personave të cilët i njihni. Mu kjo gjë posaçërisht do t’ju tërheqë. Kjo mund të jetë lidhje e cila ju plotëson, mirëpo vetëm derisa të mos ketë shpresa të mëdha. Ujorët pak më të vjetër në fillim të vitit do të hyjnë në lidhje sipërfaqësore, e cila në fillim do t’u duket interesante mirëpo nga mesi i vitit do të ndërpritet. Vetëm në tetor kur do të njihni dikë që do t’ju interesojë do të jeni në gjendje të filloni lidhje të re.

Shëndeti:Trupit të shëndetshëm i është e nevojshme mendja e qetë. Kur bota juaj e brendshme fillon të qetësohet, vetëm atëherë do të ndieni efektet e kthimit të energjisë. Do të ndieni bashkëlidhjen e drejtpërdrejtë midis vitalitetit dhe përparimit mendor. Vazhdoni të punoni në paqen e brendshme dhe në rehatinë dhe përpiquni që të nxirrni stresin ditor nëpërmjet relaksimit. Nuk ka vend për brengosje për Ujorët në 2018-n, për shkak që gjendja e qetë e mendjes suaj nuk do të tolerojë tërheqjen e vëmendjes nga qëndrimi pozitiv.

PESHQIT

Puna:Fillimi i vitit 2018 do t’ju sjellë mundësinë e suksesit nëpërmjet udhëtimeve dhe bashkëpunimit me partnerët nga bota e jashtme. Do të keni dobi edhe nga bashkëpunimi me institucionet arsimore. Gjatë prillit dhe majit do të negocioni marrëveshje të suksesshme rreth detyrave dhe projekteve të ardhshme afariste. Ju presin suksese në sferën e tregtisë. Nga mesi i majit Urani hyn në sferën tuaj të komunikimit, gjë që ju sjell gjasa të papritura që të filloni bashkëpunim dhe partneritet të ri, mirëpo ju sjell edhe sfida të reja në sferën e informacioneve, tregtisë dhe komunikacionit. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të sekreteve, prandaj do t’ju ndodhin intriga dhe pakënaqësi në sferën e konkurrencës. Gjatë korrikut do të arrini të forconi marrëdhëniet me partnerët afaristë, do të realizoni sukses në sferën publike dhe do të përtërini bashkëpunimin me ndërmarrjet dhe individët, të cilët në të kaluarën janë treguar besnikë. Bashkëpunimi me botën e jashtme do të jetë i vështirësuar në tetor për shkak të Venerës retrograde. Në fillim të nëntorit Jupiteri hyn në shenjën e Shigjetarit dhe në sferën tuaj të punës dhe karrierës dhe ju hap mundësi për përparim në karrierë. Në vitin e ri do të hyni me rrjedhje financiare të qëndrueshme. Me fillimin e pranverës do të keni vështirësi lidhur me marrëveshjen mbi ndarjen e të ardhurave me bashkëpunëtorët, gjë që do t’ju vështirësojë investimet e reja dhe do të sjellë minus në llogarinë tuaj derisa të arrini sukses në zgjidhjen e përbashkët të pranueshme. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi, i cili sundon sferën tuaj të parave, do të jetë retrograd, gjë që do të zvogëlojë rrjedhjen e parave në llogarinë tuaj dhe do t’ju detyrojë të angazhoheni rreth arkëtimit të kërkesave dhe zvogëlimit të borxheve. Shmangni kanalet sekrete për rrjedhje të parave. Nga shtatori do të filloni të realizoni fitime, ndërkaq nga nëntori do të arrini të shtoni të ardhurat dhe do t’i realizoni planet financiare të cilat më parë i keni planifikuar. Peshqit e papunësuar do të kenë mundësi të punësohen në profesionin e tyre gjatë marsit, qershorit, shtatorit dhe nëntorit. Gjatë korrikut dhe gushtit do të kenë më së paku shanse për punë të re.

Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Partneri juaj dhe ju do të filloni vitin e ri me optimizëm. Bashkërisht do të udhëtoni për piknikë në botën e jashtme dhe do të shoqëroheni me miq të përbashkët. Nga fundi i marsit dhe deri në mesin e prillit do të hasni në mospajtime dhe mosmarrëveshje për shkak të Merkurit retrograd. Përpiquni të përmirësoni komunikimin reciprok. Në maj do të gjeni interesime të reja të përbashkëta. Gjatë korrikut dhe gushtit shmangni sekretet dhe josinqeritetin, sepse do të mund të shkaktoni konflikte dhe turbulenca në lidhjen dashurore. Gjatë shtatorit do të krijoni harmoninë e dëshiruar dhe do ta përkrahni njëri-tjetrin. Në pjesën e dytë të nëntorit do të jetë e nevojshme që të punoni më shumë në marrëveshjet lidhur me qëllimet dhe dëshirat e përbashkëta, sepse do të ballafaqoheni me mospajtime. Do të jetë i rëndësishëm kompromisi.

Nëse jeni të lirë: Do të kërkoni personin i cili ka qëllime të ngjashme në jetë si edhe ju. Do t’ju jetë me rëndësi që me atë person të mund të ndani idetë dhe planet tuaja dhe të kuptoheni mirë, të keni komunikim të harmonishëm dhe harmoni në krevat. Do t’ju jetë e nevojshme që të angazhoheni, të takoheni dhe të njihni njerëz të rinj në mënyrë që të lidheni dikë i cili u përshtatet kritereve tuaja. Shanse më të mëdha për njohje do të keni në shtator. Shpejt paskëtaj do të hyni në lidhje e cila do të jetë mu ajo që kaherë e keni dëshiruar. Peshqit pak më të vjetër do të dëshirojnë të përtërijnë lidhjen me personin me të cilin janë ndjerë të lumtur në të kaluarën. Sërish do të vendosni kontakt me atë person në prill. Në fillim gjërat do të ecin vështirë, mirëpo megjithatë do të arrini të realizoni dëshirën tuaj në pjesën e dytë të gushtit.

Shëndeti:Lehtë është që të ndiheni mirë kur në jetë gjërat ju ecin në mënyrën e duhur! Pas punës së lodhshme të cilën e keni bërë, keni merituar mirënjohje. Mirëpo, mos lejoni që vetëm t’u dorëzoheni kënaqësive. Patjetër duhet t’i kushtoni kujdes mënyrës së drejtë të jetës në mënyrë që të mos rrezikoni shëndetin tuaj. Me gjithë suksesin të cilin do ta arrini në fillim të vitit, bëhuni i matur në çdo gjë. Kjo do të jetë fjalia kryesore nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm në vitin 2018. /Telegrafi/

Tweet6ShareShareSharePinMail