Transmetuar më 01-01-2018, 13:38

Viti i ri 2018 ka nisur me një tragjedi ajrore pasi një avion është rrëzuar dhe nuk ka asnjë njeri të mbijetuar.

Ngjarja ndodhi sot në Kosta Rika kur një avion turistik i linjës së fluturimeve Nature Air.

Image may contain: mountain, sky, cloud, outdoor and nature

Avioni ishte duke ndjekur itinerarin nga San José ku u nis, me qëllimin për të mbërritur në Punta Islita ku gjendet një resort tek i cili do të shkonin turistët që gjendeshin në bord.

Image may contain: outdoor

Në një moment, avioni u fut në një hapësirë ajrore të zbrazët dhe humbi drejtimin në lokalitetin Guanacaste, raporton noa.al duke cituar autoritetet e Kosta Rikës që folën për mediat lokale.

Pamjet foto dhe video qe shikoni ju japin nje tabllo me te qarte.

Image may contain: fire and outdoor

Avioni i llojit Cessna 208 Caravan, u përplas me rrëzën e një mali dhe shpërtheu në flakë.

Nga viktimat, dhjetë janë amerikanë, pesë prej të cilëve pjesëtarë të një familjeje, familja Steinberg nga Nju Jorku, (foto), kurse dy të tjerët, pjesëtarë të ekuipazhit të avionit.

Mes 12 personave të vdekur, është edhe Juan Manuel Retana, kushëriri i ish Presidentes së Kosta Rikës, Laura Chinchilla.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj tragjedie ajrore. Hetimet e para flasin se avioni shfaqi probleme që në nisje të këtij udhëtimi që duhet të zgjaste 40 minuta deri në destinacion. /noa.al/