Transmetuar më 01-01-2018, 16:44

Vitin e ri 2018, tre fëmijë në moshë fare të vogël e nisin për të tretin vit radhazi si jetimë pasi nëna e tyre humbi jetën në një vdekje të rrallë.

Gruaja, Ema Evans, 37 vjeçare nga Uellsi, ishte duke fjetur gjumë në një dhomë me dy nga tre fëmijët e saj, në një resort turistik në Palma de Majorka në Spanjë.

Befas, teksa ishte në gjendje gjumi, është ngritur pa vetëdije dhe ka fluturuar nga ballkoni duke rënë fatalisht.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator 2015, raporton sot Daily Mail, por vetëm orët e fundit u zbardhën shkaqet e misterit të vdekjes.

Nga Swansea Civic Centre u raportua se kemi të bëjmë me një vdekje në gjumë, ardhur nga të qenit somnambul e nënës së tre fëmijëve.

Gjithsesi nuk ka raportime të mëparshme që kjo nënë të kishte vuajtur nga të qenit somnambul. /noa.al/

Ema Evans, 37, from South Wales tried to sleep on the balcony of her Majorca hotel because she was too hot in her room during the family holiday, an inquest heard