Transmetuar më 01-01-2018, 17:10

Gazetari, opinionisti dhe moderatori Sokol Balla është larguar përfundimisht nga televizioni kombëtar Top Channel, kanali më i madh televiziv në Shqipëri.

Këtë e ka njoftuar Sokol Balla në një mesazh në rrjetin social Twitter, ku pohon se e lë këtë TV pas 12 vjetësh atje.

Mesazhi i Ballës u publikua mbrëmë, pak para ndërrimit të viteve.

“Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shume nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj se pari koleget e mi të Top Channel, me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar, dhe me të cilët rruga ime sot ndahet. Gëzuar 2018! Koli”.

Ikja e Sokol Ballës nga Top Channel erdhi pak javë pasi atij iu hoq detyra e drejtorit të departamentit të Informacionit i cili prodhon edicionet e përditshme të lajmeve dhe disa emisione të tjera informative në këtë televizion. /noa.al/