Këtë natë të parë të vitit të ri 2018, vjen edhe super Hëna.
Në orën 03.24 duke gdhirë dita e martë 2 janar mund të shijoni pamjen më të shndritshme të Hënës për vitin 2018.
Gjatë vitit që sapo hyri do të ketë edhe një tjetër super Hënë, e cila do të jetë natën e 30 janarit, por jo aq e shndritshme sa ajo e pas pak orëve, raporton noa.al, duke cituar një publikim nga NASA.
Hëna e shndritshme e 1 janarit, nis shenjat e para të super Hënës duke nisur nga ora 23.00 kur Hëna do të jetë në pikën më të afërt me Tokën, rreth 356 mijë e 600 kilometra distancë.
Distancë e përafërt do të jetë dhe ajo e 30 janarit, më saktësisht, 359 mijë kilometra larg planetit Tokë, duke nisur nga ora 11.00 e paradites.
Shijoni më poshtë pamjet e mrekullueshme të super Hënës së fundit të vitit që shkoi në disa vende të botës. /noa.al/