Transmetuar më 02-01-2018, 08:30

Një adoleshent ka vrarë me armë të ftohtë, thikë, prindërit dhe motrën e tij, natën e ndërrimit të viteve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në një familje në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara, ku djali 16-vjeçar goditi për vdekje pjesëtarët e shtëpisë.

I riu vrau me thikë të atin dhe nënën e tij, Steven dhe Linda Kologi, 44 dhe 42 vjeç, dhe motrën 18-vjeçare, Brittany me një pushkë, për arsye që ende nuk janë zbardhur nga policia.

Por, nuk u mjaftua me kaq. Sipas autoriteteve, më vonë djali kishte vraë edhe një mike të familjes, 70-vjecaren Mary Schultz.

Policia tha se deri më tani ka gjetur vetëm një armë zjarri, të llojit pushkë gjysmë automatike. /k.k/noa.al/