Transmetuar më 02-01-2018, 08:58

Po kërkonte që i akuzuari për vrasjen e motrës së saj të mos dilte nga burgu, por avokatja e njohur është gjetur e vrarë. 

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ukrainë, ku avokatja Iryna Nozdrovska, u gjet e vdekur në një lagje të kryeytetit Kiev.

Ajo ishte angazhuar fuqishëm që një person, i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.

Familjarët e saj kishin raportuar për humbjen e saj që në datën 29 dhjetor, por një ditë më parë rezultoi e vdekur.

Nozdrovska kishte marrë kërcënime për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte i dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar duke e drejtuar automomjetin e saj.  

Gjyqtarët e kanë hedhur poshtë një kërkesë të të dënuarit, Dmytro Rossoshansky, i afërt i një gjytari në Kiev, për lirimin e tij sipas një amnistije, në saje të përpjekjeve të mëdha të avokates Nozodrovska. /k.k/noa.al/