Transmetuar më 02-01-2018, 10:06

Një 25-vjeçar u prangos në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike drejt Maqedonisë.

Bexhet Hoxhallari, nga Buçimasi i Pogradecit, u ndalua teksa kishte me vete 7.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar Kanabis Sativa.

Ndalimi i tij u bë në kufi, nga Policia Kufitare.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.01.2018, gjatë patrullimit që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në kufi të gjelbër, mbi fshatin Guras e Tushemisht,

kanë konstatuar shtetasin e mësipërm me një thes brenda të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materialeTre pako me peshë 7,2 kilogramë me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, sqaron policia.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e seksionit për Narkotikët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/