Transmetuar më 02-01-2018, 10:20

Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 35 vjeç dhe një italian, 46 vjeç nga Napoli, por që banonin në Bastia Umbra, u arrestuan pas një hetimi të gjatë për grabitje.

Arrestimi u krye nga karabinierët e Città di Castello dhe Foligno dhe të seksionit të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Perugisë, shkruajnë mediat italiane.

Shqipatrët u mbajtën përgjegjës për një vjedhje në shtëpinë e Derutës, gjatë së cilës kishin marrë para dhe pasuri për një vlerë totale prej rreth 4 mijë 900 euro.

Po ashtu, ata akuzohen edhe për një vjedhje tjetër brenda një kompanie industriale në Marsciano, në shkurt, ku kishin vjedhur një sasi të madhe shishe verë me vlerë rreth 9,500 euro.

Vijojnë hetimet nëse ka persona të përfshirë në këtë grup. /k.k/noa.al/