Transmetuar më 02-01-2018, 11:22

Policia e Kurbinit ka ndaluar dhe prangosur tre të rinj, të cilët qëlluan me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të qytetit, ku mbeti i vrarë edhe një djalë 16-vjeçar.

Të ndaluarit janë Alban Lika, Ernes Lika dhe Arber Lika, 25, 20, dhe 18 vjeç të cilët, sipas policisë, dyshohet të kenë lëvizur me mjetin “Benz” në Sanxhak, nga ku kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e makinës, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit, Gj.S., 23 vjeç, banues në Kurbin. Ai u shpall në në kërkim, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar, sqaton policia.

Është e paqartë se vdekja e 16-vjeçarit ka lidhje me këtë ngjarje, por po hetohet edhe kjo pistë. /k.k/noa.al/