Transmetuar më 02-01-2018, 11:36

Dy ditë nga viti i ri, një burrë është shoqëruar për në komisariat, me akuzën e dhunës në familje.

Kastriot Qezi, 48 vjeç, banues në Vlorë, dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij.

Kësaj të fundit duket se i ka sosur durimi nga dhuna e të shoqit, dhe e ka denoncuar atë në polici.

Sipas informacioneve, gruaja M.Q, 47 vjeçe, prej kohësh ishte viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj.

Mësohet se gjithçka e kishte zanafillën nga motive banale, apo zënka të çastit. /k.k/noa.al/