Transmetuar më 02-01-2018, 11:47

Një person është shpallur në kërkim nga policia. 35-vjeçari, me inicialet L.E, nga Vlora, ka djegur lokalin e një personi në qytetin bregdetar.

Gjithçka ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, por duket se 35-vjeçari nuk e la me kaq.

Pas ngjarjes, ai shkoi në lokalin e D.Q, dhe i vuri flakën.

Nga zjarri u raportuan vetëm dëme materiale, ndërsa është bërë shpallja në kërkim e autorit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të

mëtejshne. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese