Transmetuar më 02-01-2018, 13:35

Pas ndalimit të dy protestueve që morën pjesë në tubimin e opozitës, të shumta ishin reagimet politike, të cilat kulmuan me qëndrimin e kryedemokratit, Lulzim Basha.

Duke i quajtur këto si akte frike nga Kryeministri Rama, ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Shtetit.

Lidhur me rastin e ndalimit të një protestueseje në pikën e kalimit të Morinës, policia thotë se “sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen”.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditët e fundit me persona të tjerë, të cilët pasi janë shoqëruar në komisariat, janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit apelon qytetarët që të mos shkelin ligjin kur protestojnë, pasi do të përballen me forcën e tij. /k.k/noa.al/