Transmetuar më 02-01-2018, 13:48

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar arsyen e vërtetë të vdekjes së një 16-vjeçari, natën e ndërrimit të viteve.

K.GJ, kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve, por festa përfundoi në tragjedi.

Sipas të dhënave, mësohet se ai ka marrë një plumb në kokë, ç’ka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më herët, policia arrestoi tre të rinj, të cilët natën që ndodhi ngjarja kanë shtënë me armë zjarri, por nuk dihet nëse predha e gjetur në kokën e djalit të vogël, ka dalë nga arma e të rinjve.

Gjithsesi, po hetohet edhe në këtë pistë. /k.k/noa.al/