Transmetuar më 02-01-2018, 14:44

Ta mbash virgjërinë në kohët e sotme për njeriun që ti mendon se do kalosh jetën është e vështirë, kjo jo vetëm për shkak të moshës dhe vështirësisë për t’i rezistuar provokimeve, por edhe sepse është e vështirë të gjesh njeriun ideal.

Në momentin që ajo mendoi se e gjeti një të tillë, dhe hoqi dorë nga virgjëria e saj, zbuloi se ai kishte një lidhje tjetër 4-vjeçare paralelisht.

Këtë të vërtetë të rëndë ajo e zbuloi 2 ditë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.

“E mbajta diçka për vete për një kohë të gjatë dhe vjen dikush ma merr dhe vrapon larg meje. Unë jam e lumtur që zbulova fytyrën e tij të vërtetë.

Perëndia ka një plan për mua dhe natyrisht ai nuk është pjesë e tij. Për të gjithë ju që nuk e dini. Chris është djali që unë takova në 6 muajt e fundit dhe që më mori virgjërinë. Dy ditë më vonë unë pashë postin e tij në Facebook.

Të gjithë miqtë dhe familja e tij po e uronin. Por, unë nuk kisha unaze. Rezulton se ai ka patur një të dashur për një kohë të gjatë”, ishte ky mesazhi i vajzës që është shpërndarë në Internet.

Ky është fati i keq që e ka ndjekur këtë vajzë të virgjërr, deri në momentin që iu dha dikujt që ishte i lidhur prej katër vitesh me dikë tjetër. /k.k/noa.al/