Transmetuar më 03-01-2018, 07:19

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një magazinë me mallra ushqimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 21.30 në qytetin e Vlorës.

Më konkretisht në lagjen “15 Tetori” të qytetit bregdetar, ka rënë zjarr në një magazinë.

Shërbimet e policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh..

Si pasojë e flakëve të zjarrit janë shënuar dëme të shumta materiale, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al