Transmetuar më 03-01-2018, 07:42

Prej muajsh ata janë përfolur se janë në një lidhje bashkë, por vetëm dy muaj më parë, postuan foton e parë si çift, teksa ai e puthte në ballë.

Elgit Doda dhe Klea Huta, tashmë kanë dalë hapur si çift dhe publikisht u shfaqën krahë për krahë tek finalja e “Kënga Magjike”.

Ndërsa Elgiti këndoi në sheshin “Skënderbej” natën e ndërrimit të viteve, ditët pas saj, ia dedikoi partneres së tij Klea.

Ditën e dytë të janarit, çifti ka zgjedhur të pushojë mes dëborës nën shoqërinë e njeri tjetrit.

Ka qenë Klea ajo që ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me Elgitin të përqafuar në dëborë.

Por ajo që bie në sy është se prezantuesja shihet pa pikë tualeti, duke shfaqur një bukuri ëngjëllore. /a.y/noa.al