Transmetuar më 03-01-2018, 08:55

Kryeministri Edi Rama, e ka lënë pas atmosferën festive të ndërrimit të viteve, duke iu rikthyer detyrës.

Kështu mëngjesin e kësaj të mërkure, ai është ndalur në investimet e bëra dhe konkretisht në akset rrugore.

Ai ka publikuar në Facebook, disa fotografi të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugës së re Lalëz-Biz-Drac-Kepi i Rodonit që është pranë përfundimit duke plotësuar të gjithë infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Ishmit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Por qytetarët nuk kanë kursyer komentet dhe kritikat ndaj kreut të qeverisë, ku njëri prej tyre shkruan, “Gjithë Europën kam bredhur,por rrugë si kjo vetëm në varrezat e ndonjë fshati të largët kam parë. Bravo shtet, se mburrja është pjesë e dembelve dhe atyre që bëjnë gjoja sikur po bëjnë mrekulli???”

“Dhe thoni pastaj pse vdesin njerëz. Ku shkëmbehen dy makina aty o zotëri? Apo njëri në rrugë e tjetri në kanal?”, shkruan një tjetër.

Një tjetër komentues vijon edhye më tej kritikat, “Rrugë me kalu kuajt jo makinat… apo një korsi e bani e tjetra korsi që mungon ka shkuar për bamirësi në xhepin e deputetëve”. /a.y/noa.al