Transmetuar më 03-01-2018, 09:41

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë të rinjtë.

Më konkretisht mesazhi iu drejtohet atyre që dëshirojnë të studiojnë në “tokën e premtuar”.

“Ku do t’ju çojë viti 2018? Nëse po shpresoni të studioni në një universitet në Shtetet e Bashkuara, hidhini një sy EducationUSA”, thuhet në një postim të ambasadës amerikane.

Më tej bëhet me dije se qendra ofron informacion pa pagesë, të saktë dhe të plotë mbi institucionet amerikane, procedurat e aplikimit, dhe shumë më tepër.

Të gjithë të interesuarit, mund të gjejnë informacion të detajuar duke klikuar këtu. /a.y/noa.al