Transmetuar më 03-01-2018, 10:00

Policia britanike është vënë në kërkim të dy të rinjve shqiptarë, të dyshuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, policia e Sussex deklaroi se ka shpalllur në kërkim dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge dhe armësh, në zonat e Brighton dhe Hove.

Bëhet me dije se të shumëkërkuarit janë dy 20-vjeçarët Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, të cilët u arrestuan në dhjetor të vitit 2016.

Ata ishin në liri me kusht me vendim të gjykatës, por në vijim të hetimeve është kërkuar arrestimi i tyre.

Por nga shqiptarët Dema e Fizlaj, nuk ka asnjë gjurmë, çka ka bërë që policia këtë të martë t’i shpallë në kërkim. /a.y/noa.al